Kush janë autorët që hapën zjarr ndaj babë e bir në Dukagjin? Policia nis kërkimet

Policia ka nisur kërkimet për autorët që hapën zjarr ndaj babë e bir, Zef dhe Gjin Guri pasditen e sotme në Dukagjin.

Ende unk ka asnjë detaje në lidhje me autorët, teksa policia ka nisur kërkiemt edhe me helikopter për shkak të terrenit të vështirë në vendin e ngjarjes.

Zef Guri ndërroi jetë pas breshërisë së plumbave, teksa i biri, Gjini, ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende shkaku pas atentatit, por paraprakisht dyshohet se ka liidhje me të shkuarën kriminale të 38-vjeçarit, i cili ka qenë i dënuar më herët, pasi i ka bërë rezistencë policisë për të mbrojtur disa parcela me kanabis.

Po ashtu, ai ka qenë edhe më parë shënjestër e një atentati, teksa në vitin 2021 i është vendosur tritol në lokalin pranë Malit të Shoshës, pikërisht ku sot u qëllua me breshëri plumbash./   S.M