Publikohet promoja e “DWTS”! Konfirmohen prezantuesit dhe data e fillimit të spektaklit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projekti i suksesshëm i “Dancing With The Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel.

Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbizz-it.

Disa nga emrat që janë zbuluar janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova Juliana Nura.

Këngëtarja e njohur Fifi, moderatori Eni Shehu, aktivistja dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçkaku, aktori Roerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj janë konfirmuar gjithashtu si konkurrentë të këtij spektakli madhështor që pritet të fillojë së shpejti. Moderatori Ronaldo Sharko gjithashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Aktorët e humorit, Elvis Pupa dhe Irgen Çela, vijnë gjithashtu në “Dancing with the Stars”.

Përsa i përket jurisë, një nga vajzat më të përfolura të ekranit, Olta Gixhari do të jetë pjesë. Gjithashtu, Lori Bala vjen këtë herë në juri, pas një sezoni të kaluar si balerine profesioniste.

Valbona Selimllari do të jetë edhe në këtë sezon të dytë, ndërsa kryetar i jurisë është Ilir Shaqiri. Në këtë ditë të sotme, pasi janë konfirmuar pjesëmarrësit dhe juria, vjen edhe promo zyrtare e “DWTS” e publikuar zyrtarisht.

Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik.

Show do të nië më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në kanalin e Top Channel./   S.M

Lexo edhe :  "Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku"

 

Të fundit

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Lajme të tjera

Web TV