Hetimet ndaj Arben Ahmetajt/ VOA: Prokuroria e Posaçme paralajmëron surpriza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj kanë rregjistruar “zhvillime surprizuese”, duke shtuar se bëhet fjalë për “fakte dhe prova të reja penale”, por pa ofruar detaje të tjera. Zoti Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u largua nga vendi, ditën që Prokuroria e Posaçme ju drejtua parlamentit me kërkesën për autorizim për arrestimin e tij.

Ish zëvendës kryeministri, emri i të cilit u shfaq gjatë hetimeve për inceneratorët, dyshohet për të paktën tre vepra penale nga korrupsioni pasiv te fshehja apo mos deklarimi i pasurisë, të pastrimi i parave. Prokurorët kanë deklaruar të kenë zbuluar lidhje të ngushta mes tij dhe dy sipërmarrësve që fituan kontratat koncensionare për ndërtimin e inceneratorëve, të ciat po ashtu sipas tyre, qëndronin pas disa transaksioneve financiare të kryera nga zoti Ahmetaj. Nën sekuestro janë vënë disa pasuri të patundshme të tij si dhe llogari bankare.

Zoti Ahmetaj, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke pretenduar se ai nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në procedurat të cilat i dhanë jetë projektit të inceneratorëve. Ai e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kthehet në vend, “përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.

Hetime dhe për fondet IPARD

Prorkuroria e posaçme, mësohet se ka nisur hetimet paraprake dhe për dyshimet për abuzime me financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit europian IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Një vit më parë, kjo çështje i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Por mesa duket, disa zhvillime të reja lidhur me këtë çështje, kanë sjellë në rihapjen e dosjes.

Lexo edhe :  Shqiptarët e Kosovës dynden drejt plazheve të Shqipërisë, fluks i lartë në pikat kufitare

Çështja u bë publike pasi zbulimit të faktit se Brukseli kishte vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare “pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit”, nga ana e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF]. Bëhet fjalë për një financim prej 71 milionë eurosh, nga të cilat 25 përqind janë financuar nga qeveria shqiptare. Pranë SPAK-ut, pak javë më parë, Nisma Thurrje, dorëzoi një kallëzim penal kundër Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe rural, e cila më parë ka qenë drejtuar nga ish ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Hetimi nga BE-ja u pa gjerësisht dhe si një nga shkaqet që zonja Krifca u shkarkua nga detyra, në fillim të këtij muaji si pjesë e disa ndryshimeve që kryeministri Rama bëri në kabinetin e tij, pa dhënë shpjegime./VOA

Të fundit

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Lajme të tjera

Web TV