Kredia për ekonominë iu rikthye rritjes në muajin gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreditimi i ekonomisë iu rikthye rritjes në muajin gusht.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar disbursoi 29.2 miliardë lekë, në rritje me 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia e re për muajin gusht u rrit paralelisht si për bizneset, me 7.5%, ashtu edhe për individët, me 5.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të gjithë 8-mujorin e parë të vitit, vlera e kredisë së re të dhënë nga sektori bankar arriti në 191.2 miliardë lekë, në rritje me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia po e ruan rritjen pozitive edhe këtë vit, pavarësisht normave më të larta të interesit.

Nëse kredia do të zhvishej nga efekti i kursit të këmbimit, rritja do të ishte ndjeshëm më e lartë, duke pasur parasysh efektin negativ të forcimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron.

Në muajt e verës, një efekt negativ në ecurinë e kredisë së re ka dhënë edhe problematike me veprimet kadastrale, që janë ngadalësuar ndjeshëm, për shkak të mbylljes së plotë të sporteleve fizike. Kjo ka sjellë vonesa të mëdha në vendosjen e hipotekave për kreditë e garantuara me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme.

Deri tani gjatë këtij viti, rritja e kredisë është mbështetur sidomos tek kreditimi i individëve dhe i kompanive publike, ndërsa kredia për ndërmarrjet private rezulton me një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtu sidoqoftë duhet marrë sërish në konsideratë efekti i kursit të këmbimit, sepse tek bizneset kreditimi në Euro ka vlera më të mëdha krahasuar me segmentin e individëve.

Lexo edhe :  Sektori i bujqësisë në tkurrje për të pestin vit! Si po ndikon në ekonominë e vendit

Muaji gusht ka sjellë një rritje edhe më të fortë në portofolin e kredisë të matur si tepricë. Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 724.6 miliardë lekë, me një rritje prej 20 miliardë lekësh krahasuar me korrikun. Me bazë vjetore, kredia i është rikthyer rritjes pozitive, me 1.9% më shumë, ndërsa muajin e kaluar rritja vjetore kishte qenë afër zeros.

Rritja e portofolit po mbështetet kryesisht te segmenti i individëve, ku portofoli është në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.

Kjo lidhet në një masë të madhe me faktin se ky segment dominohet nga kredia afatgjatë për blerjen e pasurive të paluajtshme, ku amortizimi i portofolit është më i ngadaltë, si edhe nga fakti që kreditimi në valutë ka një peshë më të vogël dhe ndaj efekti negativ nga kursi i këmbimit është më i ulët.

Portofoli i kredisë për bizneset private ndërkohë rezulton në rënie me 2% krahasuar me një vit më parë, por kjo lidhet edhe me faktin që në këtë segment ka një peshë më të madhe të kredisë afatshkurtër, që ka amortizim më të shpejtë dhe të kredisë në valutë të huaj, që është ndikuar nga efekti statistikor i kursit të këmbimit./ MONITOR/   S.M

Të fundit

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por...

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec. Kjo...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

Lajme të tjera

Web TV