Lajm i mirë/ Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore Shqipëri-Zvicër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kryeministri Ed Rama i cili thotë se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve.

Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë.

Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë u miratua nga parlamenti zviceran më 8 dhjetor 2022.

“Në datën 1️ tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre

*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë

#VetëmPërpara”- shkruan Rama.

Çfarë parashikon marrëveshja me Zvicrën?

Marrëveshja e re dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë.

Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët, dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore.

Marrëveshja siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave për sigurime shoqërore, lehtëson qasjen ndaj këtyre përfitimeve dhe lejon që pensionet të paguhen edhe jashtë vendit.

Ajo gjithashtu vendos themelet për një bashkëpunim dypalësh për të luftuar mashtrimet dhe abuzimet me sigurimet shoqërore.

Së fundmi, marrëveshja lehtëson lëvizshmërinë e shtetasve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata ndaj kontributeve të dyfishta të sigurimeve shoqërore.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve.

Shqipëria dhe Italia përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022.

Marrëveshja për njohjen e viteve të punës u vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali, theksoi aso kohe Rama./   S.M

Të fundit

Dalin teori të reja për rrëzimin e avionit Air India, flet ish-zyrtarja amerikane

Një muaj pas tragjedisë së avioni të Air India, që mori jetën e 271 personave, ish-inspektorja e Përgjithshme e...

Milan nis punën për rindërtimin e mesfushës, Tare në kontakte me tre top mesfushorë

Milani po e rindërton mesfushën, pasi dëshiron të sjellë tre transferime në këtë repart për sezonin e ardhshëm. Klubi ka shtuar përpjekjet në orët e...

Samiti i NATO-s në Hagë, aleatët do investojnë 5% të PBB-së vjetore për mbrojtjen

“Aleatët zotohen të investojnë 5% të PBB-së së tyre vjetore në nevojat themelore të mbrojtjes dhe shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri...

Trump ia vulosi fatin e “non gratës” dje, Berisha: E ka me Ramaduron dhe kartelet e tij!

Sali Berisha është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme, për shkak të qeverisë së Edi Ramës dhe...

E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës/ Berisha zbulon mesazhin e Deromemaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e Genc Deromemajt nga kryesia e PD-së për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV