Në Rusi rrezikon burgun nëse sheh filmin “Barbie”, por ja si ia bëjnë qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht bojkotit të Hollivudit ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, rusët ende mund të “aksesojnë” titujt e filmave të mëdhenj, falë shfaqjeve të paligjshme. Megjithatë, ata rrezikojnë të shkojnë në burg për shkak të saj.

Edhe pse të shkuarit në kinema mund të jetë shqetësimi më i vogël i rusit mesatar, për të devijuar mendimet e tyre dhe për t’u argëtuar, gjë për të cilën çdo njeri ka nevojë, të paktën deri në një farë mase, mund të bëhet një problem serioz për rusët.

Edhe pse studiot e Hollivudit i tërhoqën filmat nga Rusia në mars të vitit të kaluar, edhe pse Rusia është tregu i nëntë më i madh në botë, kjo nuk i ndaloi shumë rusë që t’i shijonin ilegalisht.

Ndaj nuk kanë munguar as hitet verore si Barbie dhe Oppenheimer dhe shumë filma të tjerë hollivudian. Megjithatë, për autoritetet ruse kjo është e paligjshme, sepse ata i cilësojnë filmat amerikanë si “propagandë”, aspak të dëshirueshme në kohë lufte dhe për këtë kërcënohen me dënime me burg.

Rusët ishin në telashe të ngjashme gjatë Luftës së Ftohtë, por pavarësisht kësaj, filmat u panë ilegalisht në të gjithë Bashkimin Sovjetik, zakonisht të dubluar nga vetëm një njeri. Njerëzit u dyndën për të parë Alien, Terminator, Rocky.

Në ditët e sotme, është shumë më e lehtë të aksesosh ilegalisht filma me rezolucion të lartë dhe të gjesh titra, kështu që përvoja është më se e mirë. Megjithatë, të shkosh në shfaqje filmash në kinema është edhe më mirë, shkruan The Guardian.

Gjithashtu, shfaqjet “ilegale” të filmave të Hollivudit në Rusi nuk janë më si dikur nëpër bodrume dhe as nuk njihen gojarisht. Ato shfaqje reklamohen sot dhe janë në kinema. Duhet pranuar, jo në zinxhirë të mëdhenj, por në më të vegjël, privatë. /E.Ç

Të fundit

Delvina voton PS, përfundon numërimi i votave për subjektet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike edhe në KZAZ 90, të bashkisë së Delvinës. Sipas tabelës...

“Kandidatja e krimit”/ Socialistja Sara Mila falenderon Berishën: Reklamë fantastike!

Kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila, e bërë e njohur gjatë fushatë elektorale nga përmendjet e shpeshta të Sali Berishës, që e etiketonte si kandidate e krimit. Sara...

Hasi zgjedh Partinë Demokratike, përfundon procesi i numërimit të votave!

Hasi ka mbyllur procesin e numërimit të votave, teksa fituese është Partia Demokratike. PD-ja ka marrë 3547 vota, PS-ja 2231 dhe PSD 841 vota. Partitë...

Zbulohet sa vota ka marrë Ilir Meta në njësinë 10 në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë. Sipas rezultateve të publikuara, Partia Socialiste ka marrë në...

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

Teksa ende nuk ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve deri në këto momente, duket se Kryeministri Edi Rama vijon punën. Në një video të postuar në...

Lajme të tjera

Web TV