Raftet e SPAK nuk kanë më vende për dosjet, fashikujt e hetimeve bëhen “kapicë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrallë ndodh që syri i qytetarëve të thjeshtë të shohë se çfarë ndodh pas mureve të godinës së SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë më të komentuara kohët e fundit që po çon pas hekurave edhe zyrtarët me të lartë.

Nëse nuk je nën hetim, i thirrur për të dëshmuar, apo pjesë e drejtësisë është e vështirë të dish se çfarë ndodh brenda kësaj godine dhe të rralla janë pamjet që ‘rrjedhin’ nga brenda zyrave ndonëse para saj qëndrojnë me dhjetëra kamera gazetarësh.

Por, ka qenë ambasada e Tiranës e cila ka ndarë disa foto brenda zyrave të SPAK, gjatë takimit me kryeprokurorin Altin Dumani dhe zyrtarë të tjerë.

Ajo që bie në sy janë zyrat e mbushura me dosje dhe materiale të ndryshme, në disa raste të vendosura në dysheme dhe herë-herë mbi raftet që arrijnë deri në tavan.

Po ashtu, Dumani dhe prokurorët e tjerë duket se janë kujdesur që t’i zbukurojnë zyrat e tyre me motive patriotike, simbole kombëtare dhe me bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu./e.t

Të fundit

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Lajme të tjera

Web TV