Rama ndan foto nga Komuniteti i Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri: Mikpritje vëllazërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u mblodh në Romë, Komunteti i Përbashkët Ekonomik, Itali-Shqipëri.

Rama u mikprit nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që zhvilloi në Itali.

Takimi kokë me kokë i Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni në Palazzo Chigi, u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.

Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foto nga takimi i djeshëm, ku shprehet se ka qenë një vizitë me plane e projekte konkrete, për të thelluar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Mirëmëngjesi, dhe me albumin fotografik të një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e mikpritjes vëllazërore dhe vullnetit mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar marrëdhëniet e miqësisë tradicionale, marrëdhënieve të partneritetit strategjik, si dhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke lëshuar shumë më tepër potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve tona është i madh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./I.S

Të fundit

Demokracia dhe rritja ekonomike. Kush ushqen kë?

ARBEN MALAJ Një përgjigje për pyetjen se kush ushqen kë, domethënë, është demokracia ajo që ushqen rritjen ekonomike, apo është...

Gol në minutën e fundit, Mirlind Daku “gjunjëzon” Zenitin

Mirlind Daku ia ka vërtetuar sot në fushën e lojës skuadrës së Zenit Shën Petersburg gabimi e madh që bëri gjatë verës, duke mos...

Kështu foli Spiropali: Vdekja e një lideri në heshtje!

Nga Klevis Bakillari Në realitetin politik shqiptar, ku liderët e së shkuarës ende përpiqen të imponojnë të tashmen me retorikën e së kaluarës, ndodhin herë...

A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik? Danimarka shënjestron flotën e Moskës

Evropa duket se duhet të përgatitet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit me Rusinë në Detin Baltik. Helge Adrians i Institutit për Çështje...

Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd/ Nxit ekonominë rurale (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd. Sipas kreut të qeverisë ky korridor i ri lindor sjell...

Lajme të tjera

Web TV