Zhvillime të reja dhe surprizuese për Ahmetajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zbuluar se ka zhvillime të reja lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati.

Altin Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por ende nuk dihet vendndodhja e ish-zv.kryeministrit i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza.

Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”-tha pa dhënë detaje Dumani para gazetarëve.

Zhvillimi i fundit i bërë publik nga çështja Ahmetaj ishte kur Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-numrit 2 te qeverisë, i cili kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./  S.M

Të fundit

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në...

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

Lajme të tjera

Web TV