Katër restorante nga Lima janë renditur në listën e 50 më të mirëve: Central në vend të parë, Maido në vend të 6, në numrin 6, Kjolle në vendin e 28 dhe Mayta në vendin e 47. Kjolle është restorant i ri në top 50 këtë vit.
Central prej 15 vitesh ofron menu të shkëlqyera me përbërës peruan dhe është restoranti i parë i Amerikës së Jugut që fiton çmimin si më i miri në botë.
Çmimet, një ngjarje e konsideruar si ‘Oscars’ i restoranteve, u shpallën të martën në mbrëmje në Valencia.
Spanja kishte 6 restorante pjesë të listës, duke përfshirë restorantin nr. 2 në botë, Disfrutar në Barcelonë. Spanja gjithashtu mori vendin e 3 dhe 4 me Diverxo në Madrid dhe Asador Etxebarri në Atxondo.
Italia dhe Franca gjithashtu kishin disa restorante, 5 Italia dhe 4 Franca. Në Angli, Londra fitoi tre vende.
Në Azi, qyteti për t’u parë është Bangkok, ku dy restorante u shfaqën në listë për herë të parë, Le Du në vendin e 15 dhe Gaggan Anand në të 17.
Nga Shtetet e Bashkuara, dy restorante të Nju Jorkut hynë në top 50. Atomix u zhvendos në vendin e 8 nga vendi i 33 i vitit të kaluar, I preferuari prej kohësh, Le Bernardin, i drejtuar nga shefi i kuzhinës Éric Ripert, u rendit në 44.
Top 50 i këtij viti përfshin restorante nga 24 vende në pesë kontinente, me 12 restorante që hyjnë në listë për herë të parë./ S.M