Ekonomia shënon rritje në tremujorin e dytë, ja cili sektor mban peshën më të madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 3.23 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.

Në raportin e Institutit të Statistikave, kontribut pozitiv kanë dhënë degët, ndërtimi me 1,43 pikë përqindje, aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,72 pikë përqindje, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me +0,66 pikë përqindje, arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,26 pikë përqindje, informacioni dhe komunikacioni me +0,26 pikë përqindje, tregti,transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +0,19 pikë përqindje, aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,09 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi grupi: Industri, Energji dhe Uji me -0,31 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,27 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,03 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,23 pikë përqindje./e.t

Të fundit

“Miku më i besueshëm i babit”, djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e kryeministrit...

Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike "nuk duket e mundur" për momentin. Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i...

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra e Zelenskyt. Presidenti ukrainas shkroi pas...

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të...

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë. Në foto shihen qartë...

Lajme të tjera

Web TV