Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Energjia, kriza rriti prodhuesit privatë dhe tregtuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregtimi i energjisë elektrike po tërheq gjithnjë e më shumë sipërmarrje.

Ndonëse është një biznes i paqëndrueshëm, në varësi të nevojave të operatorëve shtetërorë për të blerë energji nga importi, modeli i thjeshtë dhe pa nevojë për shumë investime, por vetëm me kapital, po nxit hyrje të reja.

Në vitin 2022, qarkullimi vjetor i të gjithë operatorëve në këtë segment u rrit ndjeshëm, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve në bursa.

Viti 2022 shënoi kulmin e krizës së energjisë, e cila kishte nisur që në verën e vitit 2021. Teksa Shqipëria ndodhej në gjendjen e emergjencës në furnizim, gjatë gushtit nuk flitej më për kosto, por për vështirësi në sigurimin e sasisë së nevojshme për konsum.

Çmimet prekën vlera të papara ndonjëherë, duke kapur në fund të gushtit vlerën 1047 euro/MWh apo 130 lekë/kWh (kujtojmë që një familjar sot paguan me çmim të rregulluar 9.5 lekë/kWh).

Sipas të dhënave zyrtare në raportin e Entit Rregullator të Energjisë, gushti është muaji me koston më të lartë të sigurimit të energjisë gjatë vitit 2022, ku 1 MWh energji u sigurua për 482 euro/MWh, pasuar nga shtatori, për 479 euro/MWh dhe më herët nga korriku, 439 euro/MWh.

Çmimi mesatar i blerjes së energjisë në tregun e lirë gjatë 2022 arriti 305 euro/MWh gati 3.5 herë më i lartë sesa mesatarja e zakonshme që vendi importonte energjinë në periudhën para fillimit të krizës. Në total bashkë me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, importet e energjisë kushtuan rreth 504 milionë euro.

Në sasi, energjia e importuar ishte 1.46 milionë megavat/orë. Situata hidrike e vendit u përmirësua vetëm në fund të nëntorit 2022, pas fillimit të shirave, duke ulur blerjet në treg të lirë.

Krahas shtrenjtimit të çmimeve në bursa, sistemi energjetik në vend u përball dhe me mot të pafavorshëm, me përqendrim të reshjeve vetëm në muajt e parë të vitit, që çoi në rritje të ndjeshme të importeve dhe tkurrje të prodhimit vendas.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 2022, pesha e importeve në raport me energjinë në dispozicion arriti në 38.4%, nga 26.8% që ishte në vitin 2021.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u ul me 5,8%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 7.003 GWh nga 8.963 GWh energji të prodhuar në vitin 2021, duke shënuar një rënie të prodhimit me 21,9%.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 3.044 GWh nga 2.253 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 35,1%.

Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.123 GWh nga 2.800 GWh, duke shënuar rënie me 24,2%.

Kjo situatë ka nxitur aktivitetin e tregtuesve të energjisë elektrike, që panë rritje të fortë të të ardhurave në vitin 2022.

GSA” ka kaluar në operatorin e parë më të madh të tregtimit të energjisë. Në vitin 2022, qarkullimi vjetor ishte gati 50 miliardë lekë, me rritje 126% me bazë vjetore (një pjesë të aktivitetit e zë dhe tregtimi i ferrokromit).

“Ener Trade”, pjesë e grupit “Gjonaj”, që hyri në 2020-n për herë të parë në listën e “Monitor 200”, në vitin 2022 ishte operatori i dytë më i madh i tregtimit të energjisë, pas rritjes së të ardhurave me 145%, në 42.7 miliardë lekë.

GEN-I Tirana”, operatori slloven ka rritur të ardhurat me 63% në 20.1 miliardë lekë. Sipas raportit të aktivitetit, “Për vitin e biznesit 2023 në vijim, ‘Grupi GEN-I’ ka plane që të forcojë më tej praninë e vet në tregun shqiptar të energjisë elektrike dhe veprimtaritë e veta në tregun me shumicë të energjisë elektrike.

Synimi i qëndrueshëm i ‘GEN-I Tirana’ është të fitojë konsumatorë fundorë të mëdhenj dhe për rrjedhojë, të zgjerojë fokusin e vet drejt konsumatorëve fundorë SME-Sipërmarrje të Vogla e të Mesme, në rast mundësish të mira të tregut”.

“Noa Energy Trade” dyfishoi të ardhurat në 14.9 miliardë lekë. Kompania është krijuar në 2014-n.

Sipas raportit të aktivitetit, “Veprimtaria kryesore e Shoqërisë është kryerja e aktivitetit të furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike, duke shfrytëzuar burimet e energjisë, të cilat gjenden në natyrë dhe janë të rinovueshme.

Gjatë vitit 2018, Shoqëria ka përfshirë në objektin e veprimtarisë dhe në statutin e saj tregtimin e certifikatave të gjelbra dhe të gazit. Shoqëria ka të punësuar 3 punonjës më 31 dhjetor 2022, nga të cilët 1 punonjës i përket Kosovës”.

“Tirana International Development-TID”, një shoqëri që më herët ishte e specializuar në ndërtime, hyri në listën e “Monitor 200”, në vitin 2021 pas gjashtëfishimit të aktivitetit, në 3 miliardë lekë. Në vitin 2022, të ardhurat u trefishuan sërish në 10.6 miliardë lekë, e ndikuar në pjesën më të madhe nga energjia.

Lexo edhe :  Shqipëria, eurobond të ri me vlerë 600 milionë euro

“Ayen Energy Trading” raportoi 7.8 miliardë lekë të ardhura, me rritje 76%.

“Danske Commodities Albania” ka përgjysmuar të ardhurat në 2 miliardë lekë në vitin 2022.

“Albanian Energy Supplier”, pjesë e grupit BALFIN, që hyri në listën e “Monitor 200” në vitin 2021, pasi trefishoi aktivitetin, në 4.8 miliardë lekë, ka dalë sërish në vitin 2022, pasi kishte të ardhura prej vetëm 545 milionë lekësh.

Investimet e mëdha në ndërtimin e hidrocentraleve private kanë rritur ndjeshëm peshën e prodhimit të energjisë nga kompanitë jopublike. Çmimet e shtrenjta i ndihmuan ata në zgjerimin disa herë të të ardhurave.

Pesha që zënë prodhuesit privatë në totalin e energjisë së prodhuar në vitin 2022 u rrit me 5 pikë përqindje në raport me një vit më parë, duke arritur në 44.2%.

Në vitin 2022, prodhimi vendas u realizua nga hidrocentralet publike në masën 55.1% (nga 59,6% në vitin 2021), nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 44.2% (nga 39,9% në vitin 2021) dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 0,7% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike, sipas INSTAT.

“Devoll Hydropower” është prodhuesi privat më i madh i energjisë në vend, nëpërmjet dy hidrocentraleve.

Në vitin 2022, të ardhurat e tij u dyfishuan në 17.7 miliardë lekë. Sipas raportit të aktivitetit “në vitin 2022, të ardhurat bruto të DHP u rritën për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.

Prodhimi total i energjisë elektrike gjatë vitit 2022 ishte 490 343 MWh, në reduktim prej rreth 28% krahasuar me vitin 2021, për shkak të hidrologjisë së pafavorshme, në luginën e lumit Devoll me ulje të konsiderueshme të prurjeve ujore në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës, duke rezultuar me ulje të sasisë së prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet”.

HEC-i i Banjës (kapacitet i instaluar i energjisë së rinovueshme 72 MW) filloi veprimtarinë tregtare në vitin 2016, ndërsa HEC-i i Moglicës (kapacitet i instaluar i energjisë së rinovueshme 197 MW) nisi veprimtaritë tregtare në tremujorin e dytë të vitit 2020.

Viti 2022 ishte i pari i plotë me operime nga të dy HEC-et, Banja dhe Moglicë.

Sipas burimeve zyrtare nga “Statkraft”, dy hidrocentralet, Banja dhe Moglica kanë kapacitet të instaluar 256 MW.

Kompania bën të ditur se ka përfunduar zbatimi i Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës nga Statkraft Renewables Albania Sh.p.k. në rezervuarin e HEC-it të Banjës.

“Ayen as Energy” raportoi të ardhura 10.5 miliardë lekë, me rritje prej 136% në raport me vitin e mëparshëm. Kompania turke po zbaton kontratën e vitit 2011 për projektimin, ndërtimin, vënien në punë, administrimin, mirëmbajtjen e hidrocentraleve Gojan, Gjegjan, Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangut.

“Ayen as Energy” ndërtoi dhe vuri në punë në fund të 2017-s HEC-in e Fangut, me kapacitet 74,6 MW. HEC-i i Fangut, për nga kapaciteti i prodhimit, renditet i pesti pas HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, të cilët janë në pronësi shtetërore dhe Moglicës.

Ky është HEC-i i dytë në vend, i ndërtuar nga kompania turke “Ayen” pas atij të Peshqeshit, me kapacitet 23 MW, i cili nisi prodhimin pak vite më parë.

“Energjia Ashta”, me fuqi të instaluar 48.2 MW, është e vetmja nga prodhuesit e mëdhenj që nuk ka rritur të ardhurat në vitin 2022. Qarkullimi vjetor i kompanisë ishte 1.9 miliardë lekë, me rënie 15.6% me bazë vjetore.

Kapaciteti i kombinuar i të dy hidrocentraleve (Ashta 1 dhe Ashta 2) është 53 megavat (MW); 242 milionë kilovat orë prodhohen në vit.

Gjatë vitit 2022, prodhimi total ishte 236,276 MWh, sipas raportit të aktivitetit.

Post-pandemia shënoi rifillimin e aktivitetit ekonomik, duke shënuar një rritje të shpejtë të kërkesës për energji globalisht.

Përveç kësaj kishte një sërë arsyesh të tjera që, të kombinuara, çuan në një krizë të thellë të energjisë.

Të tilla ishin: rritja e çmimit të gazit, mungesa e prodhimit nga burimet e rinovueshme të energjisë (era në këtë rast që ka peshë të konsiderueshme globalisht), si dhe efekti i masave për uljen e shkarkimeve CO2.

Rritja e kërkesës për energji ishte parashikuar më herët nga ekonomistët në mbarë botën, si pjesë e rimëkëmbjes post-pandemi të industrisë, por askush nuk arriti të parashikonte miksin e faktorëve që përkuan në të njëjtën kohë.

Teksa Europa u vu në vështirësi për shkak të gazit, çmimi i të cilit nisi të tregtohej 5 herë më shtrenjtë se në vitin 2020, Kina nga ana tjetër kishte krizën e saj të lidhur me rezervat e ulëta të qymyrit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në shkurt 2023 situata u përkeqësua, për shkak të sulmit të Rusisë mbi Ukrainën./MONITOR /   S.M

Të fundit

Përplasen nga një automjet dy të mitur me monopatina, transportohen me urgjencë në spital

Një aksident i ndodhur rreth orës 20:40 në lagjen nr. 17/1 të Durrësit ka lënë dy të mitur të...

Dhuna në Kuvend/ Manja: Vetëm Dash Sula bëri sakrificë, dogji xhaketën

Oborri i Kuvendit u kthye sërish në dëshmitar të përleshjes fizike mes deputetëve demokrat dhe gardisteve, të cilët kishin marrë masa për çdo skenar. Ministri...

Skandali i botoksit ilegal! Në listë, emra të njohur që ofronin shërbimin pa licencë

Teksa disa drejtues të salloneve apo klinikave që ofrojnë trajtime estetike janë arrestuar e të tjerë janë në kërkim, i gjithë tregu i këtyre...

Parlamenti rus ndalon ‘propagandën e stilit të jetesës pa fëmijë’

Kreu i dhomës së ulët të Dumës ruse Vyacheslav Volodin, i ka kërkuar sot deputetëve të miratojnë një ligj që ndalon specifikisht “propagandën” e...

Përplasjet në Kuvend/ “Ke parë film sot në drekë?”, Manja ngre tonet me analistin

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe analisti Arion Sulo janë përfshirë në një debat në emisionin “Top Story” në Top Channel. Shkak u bë ndërhyrja...

Lajme të tjera

Web TV