Nafta, rritja e xhiros nga çmimet e larta, një “telash” për tregun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu global i naftës ishte i pari që u godit nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, me çmimet e arit të zi që u rritën me shpejtësi.

Efekti u transmetua dhe në tregun vendas, ku një litër naftë arriti deri në 260 lekë në mes të marsit, nga 185 lekë në janar 2022.

Shtrenjtimi i fortë nxiti qeverinë që të krijonte Bordin e Transparencës po në mars, i cili vendoste çmime tavan për shumicën dhe pakicën. Bordi funksionoi deri në qershor 2023.

Sektori, që është shumë i varur nga ecuria e çmimeve në të ardhurat vjetore, ka deklaruar rritje të fortë dyshifrore të qarkullimit vjetor.

Në kahun tjetër, shtrenjtimi i çmimeve ndikoi në rënien e importeve, ndonëse INSTAT vijoi të raportonte rritje të konsumit.

Importi i karburanteve ra me 9% në vitin 2022, me bazë vjetore, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

 

Burimi: Ministria e Financave

 

Burimi: INSTAT

 

Në vitin 2022, qarkullimi vjetor i 22 shoqërive më të mëdha të tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve ishte 282 miliardë lekë, me rritje prej 40% me bazë vjetore.

Në një pjesë të madhe, xhiroja e kompanive rritet fiktivisht, duke kaluar nga një subjekt në tjetrin, për pasojë të tregtimit me dy nivele (me shumicë e me pakicë) në mënyrën se si është i strukturuar tregu në Shqipëri sot.

Rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare dhe më pas në tregtimin me pakicë në vend, ishte faktori kryesor që ndikoi.

Por më shumë se një “bekim”, kjo tendencë solli vetëm telashe për importuesit dhe tregtuesit, që u përballën si me Bordin, ashtu edhe me rënien e konsumit, sidomos në pjesën e parë të vitit.

Ndërsa kontrolli i çmimeve uli elasticitetin për të manovruar në treg, duke bërë që shumë prej tyre të dalin me humbje, ose rënie të ndjeshme të fitimeve.

Dy sipërmarrje në fushën e tregtimit me shumicë të hidrokarbureve renditen ndër 10 më të mëdhatë e “Monitor 200” në vitin 2021.

“Kastrati Group”, që kryen tregtimin me shumicë të hidrokarbureve, është pozicionuar prej vitesh si operatori më i madh në tregtimin e naftës.

Në vitin 2022, “Kastrati Group” raportoi një qarkullim prej 93 miliardë lekësh (+50.7%), më se dy herë më të lartë se konkurrenti i dytë në listë, “GEGA OIL GROUP”, që qarkulloi 44.3 miliardë lekë (+22.7%).

Lexo edhe :  "Nuk dëgjojmë urdhrat politikë!"/ Dy kryebashkiakë i thonë "JO" ultimatumit të Ramës

“Kastrati sh.p.k.”, që kryen tregtimin me pakicë, kaloi në kompaninë e tretë më të madhe sipas xhiros, me të ardhura 21.5 miliardë lekë (rritje 40%).

“Europetrol Durrës Albania” zbriti në vend të katërt në vitin 2022, me qarkullim vjetor prej 19.8 miliardë lekësh, me rritje 7%. “Skënderi G”, tregtuesi me pakicë i “Europetrol”, u rrit me 31%, në 8.5 miliardë lekë.

Në rritje të shpejtë ishte “Eroil”, që pothuajse dyfishoi qarkullimin në 15.7 miliardë lekë (+84%).

“Bolv Oil” deklaroi dyfishim të ardhurash, në 13.6 miliardë lekë. “Olsi sh.p.k.”, operatori tjetër i grupit, që tregton karburante me pakicë, shënoi rritje prej 42%, në 7.6 miliardë lekë.

“Tenet”, me aktivitet në transportin dhe tregtimin me shumicë të naftës e gazit, kishte ecuri të fortë, me rritje prej 91%, në 8.6 miliardë lekë. Kompania është 50% në pronësi të “Kastrati”.

“Al.Global Oil”, që bleu rafinerinë e bitumit të ARMO-s mbi tre vite më parë, ka raportuar të ardhura 4.1 miliardë lekë, me rënie 10.3%.

Ndryshe nga pesha në qarkullimin vjetor, sipërmarrjet e tregtimit të karburanteve kanë pak ndikim në ekonomi, si në drejtim të punonjësve, ashtu edhe vlerës së shtuar.

Kontributi më i madh është në pagesën e TVSH-së, ndërsa norma e fitimit e deklaruar është shumë e ulët, mesatarisht 1-2%.

Me përjashtim të bizneseve të konsoliduara, subjektet e tregtimit të karburanteve kanë luhatjen më të madhe në hyrje-daljet e listës së më të mëdhave. Operatorët e tregut pohojnë se sa e lehtë është të hysh në këtë biznes, po aq e lehtë është dhe të dalësh.

Në vitin 2022 ka pasur hyrje të reja në renditjen e më të mëdhave, si “Everest Oil”, që rriti të ardhurat me 155% në 4.6 miliardë lekë, dhe “Veliaj Petrol”, me dyfishim të aktivitetit, për të arritur një xhiro në gati 2.9 miliardë lekë. /   S.M

Të fundit

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet...

Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e...

Prishja e ndërtimeve në Theth, Avokatja e Popullit: Nuk është ankuar askush deri tani

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje...

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë zbarkur mëngjesin e sotëm për...

Toka e klubit Partizani çon ish-presidentin në gjykatë/ Malltezi do e padisë për shpifje

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë...

Lajme të tjera

Web TV