Rënia e popullsisë/ Adriatik Lapaj: Shqipëria do bëhet, njerëzit po e vrasin frikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Pogradecit.

Lapaj tha se njerzit po e vrasin frikën dhe me këta njerëz Shqipëria do të bëhet.

“Ne po bëjmë rrugëtimin tonë, shpesh dëgjojmë si nuk dolën të rinjtë si nuk po ndryshon vendi, ne po e bëjmë këtë hap, po e kemi këtë guxim.

Njerzit po na presin masivisht dhe unë besoj se ky është një rrugëtim që nuk ndalet më.

Çdo qytetar i këtij vendi e ka të qartë të vërtetën tashmë, vazhdojnë të ikin fëmijët në emigrim, në fshatrat e vendit ka shkuar mosha mesatare mbi 80 vjeç, Qarku i Korçës është me 800 lindje më pak këtë vit që do të thotë më shumë të vdekur se lindje, ky vend është në rënie të lirë.

E vetmja mënyrë për ta ndalur është që ne të luftojmë dhe të mos kemi frikë për një gjë që nuk duhet të kemi frikë, frikë për të vërtetën nuk mund të kemi.

Pjesëmarrja ku shkojmë dëshmon që frika po vritet dhe po dëshmon që në këtë vend ka nisur një epokë dhe erë e re.

Sulmet më të shumta Lapaj dhe lëvizja e tij i ka marrë nga opozita sese nga pushteti, por ai pa përmendur kahe politike nënkupton që ata janë bashkë.

Këtu ka dy palë, hajdutë dhe popull të vjedhur dhe të korruptuar dhe njerëz të ndershëm të cilët janë të vjedhur në këtë vend. Kështu që unë nuk i ndaj më ata të cilët janë kundër parimeve për demokratizimin e vendit janë thjeshtë njerëz që ose kanë interesa të zeza ose kanë futur dorën në xhepin e qytetarëve pavarësisht ngjyrës politike.

Lexo edhe :  “Beleri do dënohet me burg”/Gazetari bën paralajmërimin e fortë:S’ka për t’u betuar kurrë

Por si do të vazhdojë kjo lëvizje qytet më qytet e Lapajt dhe a do kthehet ajo në një forcë politike, Lapaj thotë:

“Në 14 tetor ne jemi në Tropojë më pas në Firenze për takim me diasporën, ne do fillojmë të mbledhim edhe firma për të marrë nismat ligjore dhe do përballemi politikisht, rrugëtimo përballet politikisht dhe qytetarët do shprehen përballë një klase e cila ka marrë peng Shqipërinë”/   S.M

Të fundit

Kjo është gruaja më e fuqishme në botë për 2023, sipas Forbes

Revista “Forbes” ka shpallur për të dytën herë si gruan më të fuqishme në botë presidenten e Komisionit Europian,...

Kjo është fytyra e kushëririt tonë 146,000 vjet më parë

Është rindërtuar në mënyrë dixhitale pamja e Homo Longit (ose "njeriut-dragoi"), kafka e madhe e të cilit u zbulua në Kinë disa vite më parë: a...

E frikshme!/ Sociologia: Fëmijët i nisin sot marrëdhëniet seksuale që 12-13 vjeç

Sociologia, Marsi Simo, e ftuara e emisionit “Shije Shtëpie” për të folur rreth temës “hiperseksualizimi tek fëmijët”, shpjegoi definicionin e hiperseksualizimit. Sipas saj, kjo...

Tarifat e Brexit për automjetet elektrike, BE propozon pezullim

Komisioni Evropian dëshiron t’i shtyjë tarifat e Brexit-it për automjetet elektrike dhe bateritë për tre vite. Kjo është arsyeja pse sot ai u ka propozuar...

Padia për marrëveshjen për emigrantët, Manja: I ka kaluar të gjitha filtrat!

Ministri Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së qeverisë u pyet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ai theksoi se për asnjë arsye nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV