Ngjarje tragjike! Përmbyset kamioni në autostradë, raportohet për dhjetëra viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 10 emigrantë u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën sot, kur një kamion me të cilin po udhëtonin u përmbys në një autostradë në shtetin jugor meksikan të Chiapas, në kufirin me Guatemalën.

Një burim nga zyra e prokurorit, tha për AFP se viktimat ishin gra, duke përfshirë një të mitur, me origjinë kubane.

Aksidenti ndodhi gjatë orëve të mëngjesit në seksionin e autostradës që lidh Pijijiapan me Tonala, në bregdetin e Paqësorit të shtetit Chiapas. Ky është aksidenti i dytë i tillë që ka ndodhur në më pak se një javë. Dy emigrantë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën të enjten kur kamioni që i transportonte u përmbys në të njëjtin shtet meksikan.

Mijëra emigrantë të kombësive të ndryshme kalojnë Meksikën me autobusë, kamionë dhe madje edhe trena mallrash në përpjekje për të arritur në SHBA. Patrulla Kufitare e SHBA regjistroi zyrtarisht 1.8 milionë kalime emigrantësh në kufirin jugor të SHBA-së midis tetorit 2022 dhe gushtit 2023./E.T

Të fundit

Vlora pushtohet nga turistët, policia merr masa: 4 mln lekë gjobë për muzikën

Policia e Vlorës ka hartuar një plan të posaçëm për për parandalimin e ndotjes akustike në qytetin bregdetar i...

Tronditet Britania, tri adoleshente rrahin për vdekje një burrë 75-vjeçar

Opinioni publik në Britaninë e Madhe është tronditur nga rasti i tri vajzave adoleshente që kanë rrëfyer vrasjen e një burri 75-vjeçar në Londër,...

Të gjithë dalin fitues: si u bënë përsëri të njohura ceremonitë e ndarjes së çmimeve

Shikueshmëria e Tony Awards u rrit me 44% këtë vit, duke reflektuar një rikthim të interesit për një format që shumë e konsideronin në...

Sfida Serbi-Shqipëri, Federata serbe publikon stadiumin ku të luhet ndeshja

Federata serbe e futbollit ka zyrtarizuar vendimin për stadiumin ku do të presë Kombëtaren shqiptare. Do të jetë stadiumi i Beogradit, “Rajko Mitiç”, që...

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur

Një 31-vjeçar nga Shqipëria e Mesme është identifikuar si rasti i parë me Linë e Majmunit në vendin tonë. Pas shenjave të shfaqura në...

Lajme të tjera

Web TV