Çfarë kanë të veçantë fëmijët e muajit tetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dashur, energjikë, të guximshëm dhe empatikë të lindur! Janë këto disa prej karakteristikave që i bëjnë të lindurit në tetor të dallohen nga të tjerët.

1.Janë shumë të vëmendshëm dhe intuitivë: Të lindurit në muajin tetor janë shumë të vëmendshëm. Praktikisht është e pamundur t’u shpëtojë ndonjë gjë, aq sa nuk është aspak habi nëse ata mbajnë mend data të caktuara në histori apo të dinë përmendësh batutat e filmave. Janë shumë intuitivë dhe nuk mund t’i gënjeni lehtësisht, kështu që matuni dy herë para se ta bëni këtë gjë.

2.Janë zemërgjerë dhe dashamirës: Të lindurit në këtë muaj janë të bekuar me shumë cilësi të mira, si bujaria dhe altruizmi. Ky tipar karakteristik i ka diferencuar gjithmonë nga të tjerët, e njëkohësisht i ka ndihmuar përsa i përket socializimit. Dhe kur flasim për raporte shoqërore, të lindurit në tetor dinë t’i japin kohën, vëmendjen dhe rëndësine e duhur çdokujt, duke ruajtur në mënyrë të përsosr balancat në jetë.

3.E duan natyrën: Është provuar shkencërisht se të lindurit në muajin tetor jetojnë më gjatë dhe kanë një jetë të shëndetshme e të lumtur. Ata besojnë se natyra ka vlera terapeutike, të cilat mund t’ia shtojnë jetëgjatësinë njeriut. Zakonisht janë optimistë dhe e shohin jetën gjithë ngjyra. Nuk e humbasin shpresën dhe kanë aftësinë të të ngrenë moralisht.

4.I përshtaten çdo lloj situate: Kudo që të jenë, në luginë apo në shkretëtirë, në male apo fusha, në të ftohtë apo në të nxehtë, njerëzit e lindur në tetor mund t’i përshtaten çdo terreni dhe situate. Jepuni këtyre njerëzve disa mjete bazike dhe ata do të mbijetojnë. Aftësia për të përshtatur në pothuajse çdo situatë është një nga tiparet më të forta të tyre.

Lexo edhe :  OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

5.Janë shumë pasionantë: Në përgjithësi, të lindurit tetorit janë njerëz shumë të gëzuar dhe gjithmonë entuziastë për jetën, aq sa ky entuziazëm mund të përfshijë edhe njerëzit që kanë rreth vetes. Ata nuk e humbasin asnjëherë energjinë, edhe në situata të vështira të jetës. Bëjnë gjithçka për të marrë atë që duan dhe nuk i zë gjumi derisa ta arrijnë. Megjithatë, janë me fat që të gjithë i duan ashtu siç janë.

MOS HARRONI: Njerëzit e lindur në tetor krijojnë balancë dhe stabilitet në çdo gjë që bëjnë. Kanë gjithashtu një jetë sociale aktive dhe i duan miqtë deri në vdekje. Janë sharmantë dhe fjalëpakë. Edhe pse ju pëlqen të keni njerëz përreth, janë gjithashtu edhe shumë të pavarur./E.Ç

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV