“Dija çelësi që i bën ëndrrat realitet”/ Rama uron studentët: Sot nis një kapitull i ri..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama uroi sot studentët për nisjen e vitit të ri akademik 2023-2024.

Rama u uroi suksese mbi 121 mijë studentëve, që ulen për herë të parë në auditore dhe atyre që nisin sot vitin e ri akademik në universitet tona.

Rama ndau një video ku Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u është drejtuar me një mesazh urimi studentëve dhe pedagogëve.

Së bashku me Ministren Manastirliu, kanë uruar bashkëmoshatarët e tyre edhe dy nxënëse të ekselencës që nisin sot universitetin, Anja Xifaj, e cila do të ndjekë studimet për arkitekturë dhe Airin Shestani, e cila do të ndjekë studimet për Inxhinieri Informatike

“Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve në universitetet tona.

Për mbi 20 mijë prej studentëve, ky është viti i parë. Kalimi nga gjimnazi në universitet shoqërohet me kaq shumë ndryshime, nis një etapë e re e jetës.

Duhet kujtuar gjithmonë se dija është çelësi që i bën ëndrrat tuaja realitet, ndaj ky vit është fillim i ri. Një rrugëtim me mundësi të pafundme nis sot për ju.

Përkushtojuni me energji, me kuriozitet, për të pasur një të nesërme të ndritur, siç ne të gjithë, si prindër, si pedagogë i dëshirojmë për ju! Suksese të gjithëve”, shprehet ministrja Ogerta Manastirliu në mesazhin e saj./   S.M

Të fundit

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin...

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë "vape". Sot, e...

Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet...

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

Lajme të tjera

Web TV