Nis viti i ri akademik, rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë nis viti i ri akademik. Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve. Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Ndërsa studentët e fakulteteve të tjera do të nisin vitin e ri akademik, studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit arsimor si edhe protesta. Ndonëse një pjesë prej tyre kanë paralajmëruar bojkot, dega e mjekësisë mbetet më e preferuara, ku edhe këtë vit janë plotësuar 400 kuotat që ishin të lira.

Ky bojkot  vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur. Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.

Sipas të dhënave nga portali universitar, institucionet publike mbeten më të preferuarit, pasi rreth 75% e totalit të regjistrimeve janë në publik dhe pjesa tjetër në privat. Sa i përket programeve të studimit që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar në vit të parë, mbeten degët e Shëndetësisë dhe sidomos dega e infermierisë e cila ofrohet në disa universitete, dhe thith një përqindje të madhe të numrit të maturantëve.

Lexo edhe :  Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari

Ndërkohë, ky është viti i dytë radhazi që për studentët që kanë zgjedhur degët prioritare të vendosura nga qeveria, do të marrin bursë sa paga minimale 40 mijë lekë. Rreth 120 mijë studentë janë në total këtë vit akademik, përfshirë këtu studimet bachelor dhe ato master. /e.t

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV