“Pse të vinë ata me pesa në universitet?”/ Rama: Do presim studentë të huaj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me Universitetet Publike dhe Jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Kryeministri Rama në takimin me rektorët u shpreh se pavarësisht se universitetet e vendit nuk janë në të njëjtën linjë me universititet evropaine pasi këto të fundit kanë akses të plotë nga fondet e BE, gjithsesi Universiteti i Tiranës ka patur përparim. Sidoqoftë, ky përparim nuk është treguar në rankimet e universiteteve në hartën globale të cilën kryeministri e cilësoi si të papranueshme.

Gjithashtu ai u shpreh se nuk duhet të ketë në të gjithë vendin universitete që i ofrojnë të gjitha degët e arsimimit për shkak se nuk kanë kapacitetet e nevojshme.

Ai deklaroi se nuk duhet ulur mesatarja e pranimit në universitete për të mbushur kuotat me studentë me pesa, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të presin studentë të huaj.

“Kështu si është ky sistem nuk na çon larg dhe i bën gjithmonë e më pak tërheqësia degë të caktuara të cilat pastaj detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin dhe pastaj thonë një pjesë do i marr edhe me pesa sepse më duhen. Vijnë tek ne kërkesa që ulni mesataren se na duhen njerëz. Duhet ta shohim në të kundërtën gjënë. Tani po shohim që me hapa të vegjël dhe kuptimplotë edhe kërkimi shkencor po rritet.

Duke u përqendruar te cilësia, vetëm kështu do mund të mbajmë vajza e djem të mrekullueshëm që studiojnë në gjimnaze këtu, e mund të bëjmë atë që sot duket si utopi për të pasur studentë të huaj këtu. Këtë na e kanë thënë të gjithë, në gjithë vendet e Perëndimit na kanë thënë ne duam të krijojmë këto lidhje se ne duam që dhe studentë tanët qofshin vendas ose të huaj nga vende të tjera të Evropës të mund të vijnë e atje se kemi nevojë për zgjerim të kapaciteteve ofertuese”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Rama thirrje bashkatdhetarëve në Athinë/ Kalojeni me ne këtë moment të veçantë krenarie!

 

Të fundit

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së...

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur me çështjen “5D”. Për rrjedhojë policia...

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në një linjë të ngarkuar në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Lajme të tjera

Web TV