Mëngjesin e të dielës dy terroristë kryen një sulmë me bomb pranë ndërteseva të ministrisë në Ankara, ku njëri prej tyre gjeti vdekjen dhe tjetri u “neutralizua” nga forcat turke. Tirana zyrtare ka dënuar sulmin e dy perosnave ende të paidentifikuar
Ministria e Brendshme e Turqisë (MBT) tha të dielën se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke. Mediat turke raportuan se një shpërthim u dëgjua afër Parlamentit dhe ndërtesave ministrore. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në rrjetin social se dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30 të dielën. Nuk dihet deri tani se kush mund të jenë sulmuesit. Grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik kanë kryer sulme vdekjeprurëse nëpër Turqi në të kaluarën. Edhe nga Shqipëria pati reagime zyrtare nga kreu i Qeverisë Edi Rama, ministri i Jashtëm Igli Hasani si dh eish- kryeministri Sali Berisha.
Reagimi i Ramës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara, Turqi, ku u plagosën dy oficerë policie dhe u vranë dy terroristët. Rama shkruan se sulmi është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. “Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama.
Reagimi i Presdientit Begaj
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur solidaritet me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave pas sulmit të sotëm pranë parlamentit në Ankara, ku u plagosën dy policë dhe u vranë dy sulmuesit. Begaj shprehet se akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne. “Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke.
Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë. Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne”, deklaron Begaj.
Reagimi i ministrit të Jashtëm
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dënoi dje sulmin terrorist në Ankara, teksa shprehu solidaritet me Turqinë. “I shqetësuar nga lajmet për sulmin në Ankara. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë dhe dënon të gjitha format e terrorizmit”, u shpreh Hasani në platformën “X”. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya bëri të ditur sot se kishte pasur një sulm me bombë në hyrje të ndërtesës së ministrisë. Sipas tij, dy “terroristë” ishin të përfshirë në sulm, njëri hodhi veten në erë, tjetri u neutralizua. Njëkohësisht, ministri turk bëri të ditur se dy oficerë policie u plagosën lehtë në një shkëmbim zjarri të mëpasshëm. Sipas transmetuesit NTV, shpërthimi ndodhi vetëm disa qindra metra larg hyrjes së parlamentit. Parlamenti ishte planifikuar të mblidhet dje për herë të parë që nga pushimet e verës.
Reagimi i Berishës
Pas sulmit terrorist të ndodhur sot në Ankara, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, në një postim të bërë në Facebook shprehet se e dënon këtë akt të rëndë dhe se shpreh solidaritet me autoritetet turke. “Sot paradite dy persona sulmuan, në një akt terrorist, ndërtesën qeveritare pranë Parlamentit të Turqisë. Ata hodhen granata në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe si pasojë dy policë u plagosen, ndërsa dy terroristët u asgjësuan. Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist dhe shpreh solideritetin e saj me autoritet turke, si dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Berisha.