Viti akademik nis me probleme/ Berisha: Qiratë dhe çmimet po e bëjnë një mollë të ndaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha renditi problemet me të cilat përballen studentët dhe pedagogët në këtë nisje të vitit të ri akademik.

“Dita e parë e hapjes së dyerve të universiteteve të vendit nuk është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nuk është një ditë e mirë, sepse këtë vit hyjnë në universitetet e vendit 15 përqind më pak studentë se një vit më parë. Dhe, hyjnë në bankat e vendit, pothuajse gjysma e atyre që hyjnë në universitete në vitin 2012-2013.

Pra, ka një rënie dramatike të numrit të studentëve në një kohë kur Shqipëria ka nevojë jetike për kapërcimin e prapambetjes së tmerrshme që trashëgoi nga e shkuara, për një numër në rritje të qytetarëve të saj të diplomuar në universitete.

Por nuk është vetëm ulja e numrit të studentëve një problem madhor për vendin dhe arsimin e lartë universitar.

Një problem tjetër shumë i madh është situata ekonomike e studentëve në Shqipëri. Studentët në Tiranë, nisin vitin e tyre universitar në qytetin e tretë me qira më të larta në Europë. Më të shtrenjta!

Ndërkohë, qeveria shqiptare nuk ka parashikuar qoftë dhe një qindarkë kompensimi për rritjen stratosferike të qirave të banimit. Nuk ka parashikuar një qindarkë të vetme kompensim për rritjen stratosferike të ushqimeve dhe shërbimeve në qytetin e Tiranës.

Kështu, studentët përballen këtë vit njësoj si qytetarët me çmime 7-10 përqind më të shtrenjta për ushqimet se në vendet anëtare të BE.

Por, absurde dhe ndëshkuese janë për studentët, tarifat që duhet të paguajnë për regjistrimin në universitetet e vendit.

Këto tarifa janë disa herë më të larta në proporcion me rrogat se në të gjitha vendet e tjera të Europës. Këto tarifat janë dhe nominalisht disa herë më të larta se në Gjermani, Austri, Francë, Greqi, Slloveni, Itali dhe vende të tjera.

Këto tarifa de facto bëjnë të papërballueshëm shkollimin e fëmijës së dytë apo të tretë për më shumë se 60 përqind të familjeve shqiptare.

Këto tarifa, së bashku me qiratë e larta dhe çmimet e ushqimeve, shndërrojnë universitetin në një mollë të ndaluar”, u shpreh Berisha./  S.M

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV