Zbuluan vaksinën kundër COVID-19/Nderohen me çmimin Nobel në Mjekësi, Kariko dhe Weissman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimin Nobel në Mjekësi e morën sot hungarezja, Katalin Kariko dhe amerikani, Drew Weissman për vaksinën mRNA.

Katalin Kariko dhe Drew Weissman bënë zbulime në fushën e ARN-së mesazhere që hapi rrugën për vaksinat kundër Covid-19.

”Të dy studiuesit u dalluan “për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet e bazave nukleike që lejuan zhvillimin e vaksinave efektive të mRNA kundër Covid-19”, njoftoi juria.

Puna e tyre në teknologjinë e mesazherëve të acidit ribonukleik (mRNA) mundësoi zhvillimin e gjilpërave që u provuan se ishin jetike kur shpërtheu pandemia duke mbrojtur miliona njerëz në mbarë botën nga koronavirusi.

“Zbulimet nga dy laureatët e çmimit Nobel ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e vaksinave efektive të mRNA kundër Covid-19 gjatë pandemisë që filloi në fillim të vitit 2020″, shtoi instituti ”Nobel” në një deklaratë.

“Përmes gjetjeve të tyre novatore, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht të kuptuarit tonë se si mRNA ndërvepron me sistemin tonë imunitar, laureatët kontribuan në shkallën e paprecedentë të zhvillimit të vaksinave gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin e njeriut në kohët moderne”, theksoi ai./E.T

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV