Çmimi i naftë bie 2% mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e naftës ranë gati 2% të mërkurën, duke eliminuar rritjen e një dite më parë, ndërsa investitorët ndjekin nga afër zhvillimet në Detin e Kuq, ku janë rikthyer anijet tregtare pavarësisht sulmeve të mëtejshme të martën.

Nafta e papërpunuar u shit me 79.65 dollarë për fuçi ndërsa cilësia më e ulët u shit me 74.11 dollarë për fuçi.

Kompania daneze Maersk tha se ka planifikuar dërgesat me disa dhjetëra anije përmes Kanalit të Suezit dhe Detit të Kuq në javët e ardhshme, pasi më herët këtë muaj bëri thirrje për një ndalim të përkohshëm pas sulmeve nga grupi Houthi i Jemenit që mbështetet nga Irani.

Kompania franceze CMA CGM tha gjithashtu se po rifillonte transportin përmes Detit të Kuq pas vendosjes në rajon të një force ushtarake shumëkombëshe.

“Mendoj se duhet të presim dhe të shohim nëse patrullimet e shtuara detare dhe ndryshimi i rrugës së anijeve do të çojnë në një rënie të sulmeve”, tha Callum Macpherson me grupin e investimeve Investec.

Mundësia e një fushate të zgjatur ushtarake izraelite në Rripin e Gazës mbetet shtytësi kryesor i tregut të naftës. Forcat izraelite goditën Gazën qendrore nga toka, deti dhe ajri të mërkurën, një ditë pasi shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, u tha gazetarëve se lufta do të vazhdojë “për shumë muaj”.

Ndërkohë, ngarkesat e naftës në portin rus të Detit të Zi në Novorossiisk u pezulluan për shkak të një stuhie. Megjithatë, Ministria e Energjisë së Kazakistanit tha se terminali i Konsorciumit të Gazsjellësit Caspian (CPC) pranë portit ishte i hapur.

Në Shtetet e Bashkuara, sasia e naftës së papërpunuar u rrit javën e kaluar me 1.84 milionë fuçi, sipas burimeve të tregut që cituan të mërkurën shifrat e Institutit Amerikan të Naftës.

Lexo edhe :  Turizmi, etje për punëtorë! Të gjithë po kërkojnë krah pune

Nxjerrja e naftës në Rusi, prodhuesi i tretë më i madh në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, pritet të jetë i qëndrueshëm ose të rritet vitin e ardhshëm, pasi Moska ka anashkaluar sanksionet perëndimore, thanë analistët./ VOA

Të fundit

LAJM I MIRË! Shqipëria hyn në tre destinacionet kryesore në trend të udhëtimit për 2024

Shqipërinë ka hyrë në tre destinacionet kryesore në trend, midis vendeve tradicionale që parapëlqehen të vizitohen siç janë Kroacia dhe...

Drini Zeqo zbulon arsyen se pse nuk e sheh Françeskën në finale

“Mes personazheve që kanë mbetur aty ka disa hije dyshimi le të themi për ekzistencën e mëtejshme për Françeskën.” Teksa po komentonin në lidhje me...

E keni ditur! Sheqeri i bardhë apo kaf, cilin duhet të përdorni

Sot në treg ka shumë lloje sheqeri, por sheqeri kaf dhe sheqeri i bardhë janë ende dy më të njohurit dhe të përdorur shpesh...

Berlini, Parisi dhe Roma i shkruajnë Albin Kurtit: Po rrezikoni antarësimin

Tre shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar sot kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të konsideroj draftin e propzuar nga BE...

Projekti më i finalizuar në vitin 2023/ Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?

Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 2023 ishin ato të infrastrukturës rrugore, sipas një liste që përpiloi Ministria e Financave për...

Lajme të tjera

Web TV