Aktori i njohur bëri terapi për 1 vit, sepse nuk rri dot pa punuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Idris Elba është një ndër aktorët më të preferuar, ama, pas roleve të tij fantastike, qëndrojnë disa “zakone të pashëndetshme”, të cilat kanë ndikuar shumë në mirëqenien e tij. Në podkastin “Changes with Annie Macmanus”, aktori britanik, 51 vjeç, tha se vitin e kaluar, ka bërë terapi për të hequr dorë nga fiksimi për punën.

“Është shumë”, tha ai, duke vijuar: “Në terapi, kam menduar shumë për ndryshimin. Kam disa zakone të pashëndetshme, të cilat duhet t’i ndryshoj dhe unë punoj në një industri ku shpërblehem për këto zakone”, u shpreh ai.

Aktori e përshkroi veten si të fiksuar pas punës dhe tha se adhuron të jetë gjithnjë i zënë me projekte dhe kjo sjell edhe ndikime negative për shëndetin e tij.

Elba tha se do që të gjejë aktivitete që e ndihmojnë të mos e ketë mendjen te puna, megjithatë, edhe kur relaksohet, sërish përfundon duke punuar. “Studioja është shtëpia ime, vdes të rri aty”, u shpreh ai, duke vijuar: “Mund të punoj për 10 ditë në një film, me skena nënujë, duke mbajtur frymën për 6 minuta dhe kur rikthehem, ulem në studio dhe ndihem më i qetë sesa i ulur në divan, me familjen time dhe kjo është gjë e keqe, apo jo?, përfundoi ai.

Idris njihet për role të ndryshme, në filma si: “Beasts of No Nation”, “The Losers”, “Thor: Ragnarok” dhe “Pacific Rim”. Ai është nominuar për 102 çmime në festivale dhe evente të ndryshme dhe ka fituar plot 30 prej tyre./E.Ç

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV