Merimangat e politikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Politika në Shqipëri, është tjerrur keqas për mbi 32 vjet në skuta të errëra, aq sa do të duhen edhe 3 dekada të tjera, të fshihen (merimangat) “pezhishkat” nga manteli i saj.

Moda e “pezhishkave” u fut pas 1992 në politikë, kur Sali Berisha vendosi të “mbretëroi” përjetësisht, dhe pas tij nisën të zvarriten pafundësisht deri në ditët tona merimangat e një politike destabilizuese.

Rrjetat e “pezhishkave” të politikës së djeshme dhe sotme në Shqipëri do ti gjesh kudo. Në seli partish, ndertesa dhe institucione shtetërore, në biznese, shoqata dhe fondacione “të pavarura”, në media etj.

Ka ardhur koha e tyre, është koha e “pezhishkave”, që zvarriten përmes rrjetës së tyre nga njëra parti tek tjetra, duke ndërruar selitë, aleancat, duke shkëmbyer postet partiake, duke u afruar tek komisionet tenderuese, dhe duke ngatërruar gjithë dynjanë, për të arritur tek objektivi.

Klasa politike në Shqipëri, ka krijuar rrjete të fuqishme “pezhishkash”, ndaj nuk realizohet as katharsis dhe as rrotacioni brënda partive. Të quajtura tanimë si “parti të vjetra” dhe “parti kryetari”, kryesisht partitë e krahut të djathtë në Shqipëri, funksionojnë dhe mbahen falë rrjeteve të merimangave.

Çdo kryetar partie në krahun opozitarist, mbijeton falë “pezhishkave” që ka rreth tij, në korridore, zyra, degë rrethesh, seksione, etj. Madje shumë prej tyre do ti gjesh sot edhe në bashkitë e socialistëve. Ata gjejnë “strehë” kudo, futen me marifete dhe i kthehen pa ndalur misionit të dhënë nga kryetari i përjetshëm.

E para forcë politike që futi dhunshëm metodën e “pezhishkave” në partitë tona, ishte Partia Demokratike. Nuk kishte strukturë lokale apo qendrore, të mos kishte rrjetin e vet të “pezhishkave”, dëgjuesit, regjistruesit, transmetuesit, vepruesit, dhe komanduesit e vet. Në Shqipëri nuk konceptohet dhe nuk mund të funksionojë dot politika pa përfshirë rolin dhe rëndësinë e rrjetit të “pezhishkave”.

Lexo edhe :  Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

Ata janë si “oksigjeni” i selive partiake. Edhe rikthimi apo dhe “çimentimi” i postit të Sali Berishës si kryetar i përjetshëm i PD, është pikërisht produkt i “pezhishkave”.

Doktori, i ka ngritur ato në sistem, dhe funksionojnë  mrekullisht nga seksionet deri në selinë qëndrore  të asaj partie. Mendo tani, si mund të kërkosh ribashkimin dhe ribërjen e Partisë Demokratike apo dhe partiçkave të tjera opozitare, kur gjithçka (madje dhe mënyra e të menduarit)  brënda tyre funksionon mbi parimin jetësor të  “pezhishkave”.

Ndoshta ky është mentaliteti i politikës së vjetër? Por fakti është se edhe “të rinjtë” brënda atyre partive, po e ndërtojnë mbijetesën politike pikërisht mbi “pezhishka”…

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV