Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Berisha fut demokratët në “grevë urie”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha paralajmëron përshkallëzim të veprimeve për të bllokuar punën e parlamentit, sikurse ndodhi një ditë më parë.

Ai thotë se edhe greva e urisë është një opsion, ndërsa justifikon mungesën e deputetëve të aleatit të tij, Ilir Metës krah opozitës një ditë më parë.

Një ditë pasi demokratët shkatërruan karriget, e dëmtuan kartat e votimit, dhe nuk lejoi mbajtën e seancës plenare, në shenjë revolte për atë që e quan fund të parlamentarizmit, Sali Berisha paralajmëron të tjera seanca të ngjashme.

Madje, në skenarin e tij, ka edhe një opsion tjetër, grevën e urisë. “Absolutisht greva e urisë është përmendur, ashtu siç thoni ju. Plotësisht!  Ka gatishmëri të vërtetë dhe është një opsion. Nuk ka diskutim, kjo është betejë. Ne e kemi nisur këtë, kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament.

Kur arriti gjer aty sa të na caktojë përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës elektorale. Çfarë mund të presësh më shumë se kaq? Ka një eliminim më të fortë se ky?”,tha Berisha. Por frymëzimin, për reagimin radikal, Berisha e ka te e shkuara, ajo që e kthen në 2017, çadrën e Lulzim Bashës, e cila thotë se pavarësisht se kreu i PD shiti demokratët, e tmerroi Edi Ramën.

“Por Lulzim Pengu, në vend se të mbronte votën e tyre, zgjodhi dhe rrugën që e tregon edhe tani që të hyjë në qeveri me Edi Ramën. Në këtë kontekst, ju keni të drejtë, sakrifica dhe mundi i tyre nuk u kurorëzua, nuk solli atë që ata meritonin.

Të them unë ty, si një njeri që ka ndjekur nonstop çadrën, çadra e dridhi Edi Ramën, e tmerroi Edi Ramën, e theu Edi Ramën. Ata djem, burra, gra, vajza që sakrifikuan aty tre muaj, me zërin e tyre e bënë Edi Ramën të paketojë zyrën. Por ai përdori aktin imoral të blerjes dhe në një takim 5-orësh, siç faktohet mbrapa, ai de facto e denatyroi plotësisht liderin e opozitës.

E shndërroi në një plaçkë pazari”, tha Berisha. Të enjten, deputetët e Ilir Metës, nuk i kishte në krah. Por në grevën e urisë, mendon se aleati I tij do ta mbështesë, duke e përgëzuar për grevën që Meta beri në 2008, ndonëse asokohe, kundër tij.  Në mënyrë absolute, ato ndryshime kishin vetëm një qëllim, përfaqësimin e krahinave të ndryshme të vendit, nga përfaqësues të tyre.

 

Qëndrimet për Kosovën

Kryetari i Rithemelimit ka mbajtur një konference me gazetarët ku ka folur edhe për situatën në Kosovë dhe qëndrimet që po mban kryeministri Edi Rama ndaj kësaj të fundit. Sali Berisha ka përshëndetur rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa e konsideroi Listën Serbe si partitë e Vuçiçit dhe Edi Ramës.

“Jam këtu për të përshëndetur në emër të PD-së, rezolutën e Parlamentit Evropian kushtuar Kosovës, në të cilën, në çdo paragraf, del e qartë përgjegjësia e plotë e Serbisë në të gjitha zhvillimet konfliktuale në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, në përpjekjet e saj konstante për destabilizimin e Kosovës, në qëndrimet e saj, të cilat fund e krye orientohen drejt mbajtjes së shtetit serb në Kosovë.

Mbështes plotësisht këtë rezolutë dhe e konsideroj një dokument jashtëzakonisht të rëndësishëm, zbatimi i kërkesave të të cilit, vërtet hap rrugën për normalizim apo ecje drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rezoluta me qartësi të kristaltë, kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me grupin terrorist të armatosur, të stërvitur në territorin e saj, dhe të dërguar në Kosovë.

Lexo edhe :  Iu nënshtrua operacionit/ Kryeministria informacion për gjendjen e kreut të qeverisë

Akt ky që u parapri nga një seri aktesh të tjera dhune, të nxitur nga falanga serbe, bojkote të udhëhequra nga Lista Serbe, një parti terroriste e inkriminuar në të gjitha segmentet e saj. Do më falni, por tmerrësisht simotër me partinë e Vuçiçit dhe partinë e Edi Ramës.

Sepse asnjë normë demokratike ajo nuk lejoi. Udhëhiqet nga ekstremistë dhe terroristë si Radoiçiç, mban lidhje të tmerrshme me bandat dhe krimin njësoj si partia e Vuçiçit dhe partia e Edi Ramës”, tha  Sali Berisha gjatë takimit me gazetarët. Berisha kërkoi që të gjitha ndërhyrjet e brendshme të Edi Ramës në punët e brendshme të Koosvës, kanë ndihmuar direkt padronin e tij.

“Por ajo që unë dua të shpreh këtu dhe për të cilën PD do të angazhohet të punojë ngushtë me Parlamentin Europian dhe asambletë e tjera parlamentare të institucioneve ndërkombëtare, do të jetë dënimi i qëndrimeve destabilizuese të Edi Ramës, në mbështetje të politikave destabilizuese të Aleksandër Vuçiçit dhe ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës.

Ndërhyrjet flagrante të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës janë një akt tmerrësisht negativ dhe me pasoja të rënda për situatën në rajon. Përpjekjet e tij, që kur ka ardhur në pushtet, për të diktuar për llogari të Sllobodan Millosheviçit të ri, apo Aleksandër Vuçiçit, se kush duhet të qeverisë në Kosovë, me qëllimin e vetëm zbatimin e planeve t përbashkëta të ndarjes së Kosovës, janë edhe këto një çështje jashtëzakonisht shqetësuese për PD-në, por kam bindjen se do jenë po kaq shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar.

Shqipëria nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Të gjitha ndërhyrjet e brendshme të Edi Ramës në punët e brendshme të Koosvës, kanë ndihmuar direkt padronin e tij, sepse me këto ndërhyrje ai është përpjekur të çlirojë Vuçiçin, Slobodanin e ri, nga vlerësimet reale për të, dhe për ta paraqitur atë si një njeri të arsye dhe paqebërës, në një kohë kur ai është një serbomadh me çizme, siç ishte Sllobodani, dhe ka bashkautor në projektet e tij Edi Ramën, që në Kosovë e njohin si vëllaun e Vuçiçit.

PD e ka shpallur atë si argat i Beogradit, kurse në komunitetin ndërkombëtar rëndom konsiderohet si Pashiqi i Tiranës”, tha Berisha. Ai tha se Rithelmi do të bëjë “çdo përpjekje që Edi Ramës t’i vihet nga komuniteti ndërkombëtar, kufiri te thana, të ndalohen ndërhyrjet e tij në punët e brendshme të Kosovës, pasi në mënyrë absolute jo vetëm nuk ndihmojnë marrëveshjen, por përkundrazi e vështirësojnë atë në shkallë maksimale”.

 

Hetim ndërkombëtar

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ngjarja në Veri të Kosovës ka nevojë për hetim ndërkombëtar. “Tani mund t’u them se ka nevojë për disa hetime ndërkombëtare për ngjarjet në veri të Kosovës, për implikimet direkte të Vuçiçit, por nuk përjashtohen aspak edhe implikime të tjera.

Ndaj dhe e përshëndes këtë rezolutë, një rezolutë që është një kontribut real, mbi bazën e të cilës mund të ecet drejt finalizimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe normalizimit të marrëdhënieve, por duhet që Serbia duhet detyrimisht të japë llogari mbi bazën e kësaj rezolute dhe t’i përgjigjet pikë për pikë zbatimit të saj“, tha Sali Berisha.

Të fundit

Përplasje e fortë në studio mes Vangjelit dhe Nokës: Pusho të flas un

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e...

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

Juristi Ylli Manjani tha se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek...

Mesazhet shantazhuese/ Bardhi: Lidhen me përgjimet që disponoj nga Sky Ecc

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që i kanë ardhur në aplikacionin “Signal”.  I ftuar...

Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS: Unë nuk jam nga ata që kam frikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për një emision televiziv për të diskutuar rreth aksionit...

Plas debati në studio, Curri i kthehet Nokës: Do ikni të hënën

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të...

Lajme të tjera

Web TV