Mit’hat Frashëri apo Lumo Skëndo/ Botohet për herë të parë pas 72 vjetësh fotoja e rrallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Botohet për herë të parë pas 72 vjetësh fotoja në Itali i sapolarguar nga Shqipëria. Mit’hat Frashëri apo Lumo Skëndo, madhështia e veprave të tij nuk e mbanin dot vetëm një emër.

Nga ROLAND QAFOKU

Kjo është një foto e dhjetorit të vitit 1944 në kampin “Santa Fara” në Bari të Italisë. Publikohet për herë të parë dhe në të janë Mithat Frashëri, Ali Këlcyra, bashkëshortja e tij Advije Vrioni dhe e bija e tyre Hëna Këlcyra vetëm 8 vjeçe.
Si Mit’hati dhe Aliu me familjen kishin vetëm një muaj që ishin larguar nga Shqipëria e çliruar nga gjermanët, por në të cilën komunistët kishin ardhur në pushtet. Autori i fotografisë është një kinez që për fat, pasi e fiksoi në celuloid dhe e stampoi në letër, një kopje ia dhuroi personazheve të fotos. Ka një arsye përse e publikojmë sot këtë foto.
Më 3 tetor 1949 mbylli sytë përgjithmonë Mit’hat Frashëri, një personazh që në kufijtë ekstremë sot studiues të veçantë e quajnë gjeniu i kombit dhe në ekstremin tjetër vazhdojnë ta quajnë tradhtar. Por mjaftojnë veprat që la Mit’hat Frashëri pas dhe çdokush e bën vetë bilancin e jetës së këtij njeriu. Një intelektual i sërës së lartë që shkroi çdo gjë nga mendja dhe vepra e tij në shërbim të kulturës së kombit por që bëri vetëm një gabim në jetën e vet: që vdiq. Ironia e kësaj fraze lidhet me atë fjalim në BBC në gusht të vitin 1949 që bëri jehonë botërore por që vetëm dy muaj më pas ai ndërroi jetë. Historia nuk bëhet me sikure, por punët do të ishin ndryshe nëse ai nuk do të kishte vdekur në kulmin e përgatitjeve për ndërhyrje në Shqipëri dhe rrëzimin e komunizmit. Sot në 67 vjetorin e vdekjes së Mit’hat Frashërit keqardhja nuk vjen nga fakti që ai nuk jeton por nga ajo që shteti shqiptar i ka një borxh të madh këtij kalorësi të patriotizmit. Zyrtarisht shteti ynë as e ka rehabilituar veprën që ai bëri e as e ka sulmuar.
Është nga ato sjellje edhe më të rëndë se kaq: E ka lënë në harresë. Mjafton të përmendim se kur në Tiranë lexon lloj-lloj emra rrugësh e institucionesh e buste deri anonimë në raport me atë që bëri Mit’hat Frashëri, natyrisht çdokush ndjehet keq. Ndjehet keq edhe për faktin se ai ishte dardha që ra nën pemën e madhe të Frashëllinjve, djali i Abdylit dhe nipi i Samiut dhe Niamit. Ndjehet keq aq sa kohë më parë shumica e shqiptarëve arrinin deri aty sa nuk I bashkonin dot emrin Mithat Frashëri dhe pseudonimin e tij Lumo Skëndo duke menduar se janë persona të ndryshëm. Por në fakt nuk kishin edhe shumë faj: Veprat që ai la pas nuk e mbanin dot në një emër. Mit’hati dhe Lumoja vërtetë janë një, por nga ajo që ai bëri për kombin, nga ajo që ai shkroi, nga ajo pasuri kulturore që la pas, vërtetë ia ka vlejtur që ky gjeni të ketë patur dy emra. (Facebook memory, 3 tetor 2016)

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV