“Sa e ke rrogën?” A duhet t’i përgjigjemi kësaj pyetje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pothuajse çdo intervistë pune, është e pashmangshme pyetja që lidhet me rrogën tuaj aktuale dhe shumën që do të pretendonit të merrnit nëse e fitoni pozicionin e ri.

Është një situatë e sikletshme për të gjithë dhe rëndom nuk jemi të përgatitur për këtë pyetje.

Disa mendojnë se është më mirë t’i shmangeni pyetjes dhe të mos tregoni pagën tuaj ose të flisni në intervale pa dhënë një shumë fikse.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se një marrëdhënie pune duhet të nisë patjetër me sinqeritet dhe vërtetësi. Prandaj kini parasysh këshillat më poshtë:

Si fillim, duhet të dish vlerën tënde. Të flasësh për pagën është si të ecësh në një litar të tendosur në cirk. Për të ruajtur balancën, duhet të dish ku qëndron.

Tregohuni të zgjuar dhe kërkoni. Gjeni me përafërsi sa mund të jetë paga e punës për të cilën po aplikoni dhe informohuni për sa vlejnë aftësitë tuaja në tregun e punës.

Së dyti, flisni haptasi për pagën tuaj momentale dhe bindeni përfaqësuesin e burimeve njerëzore për pagën që meritoni.

Nëse ju pyesin sa e keni rrogën, përgjigja juaj duhet të jetë standarte: Paguhem kaq, marr kaq bonuse dhe në total shkon kaq. Në fund, bëhuni avokat i vetes.

Shpjegoni sa doni të paguheni në pozicionin e ri dhe pse meritoni të paguheni aq. Ose në të kundërt, shpjegoni pse jeni të gatshëm të paguheni më pak, në rast se iu ofrohen mundësi për rritje në detyrë e pozitë.

Në fund, lejoni ata t’ju bëjnë një ofertë që bazohet tek të dhënat që sapo i dhatë./   S.M

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV