4 Tetor 1957/Bashkimi Sovjetik lëshon në hapësirë satelitin e parë artificial,“Sputnik 1”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njoftimi i papritur i suksesit të “Sputnik 1”, xhelozoi Shtetet e Bashkuara dhe ndezi garën hapësinore mes dy superfuqive gjatë Luftës së Ftohtë. Sateliti ndihmoi në identifikimin e dendësisë së shtresës së sipërme atmosferike, përmes matjes së ndryshimeve orbitale.

Ai siguroi ndërkaq të dhëna për shpërndarjen e sinjalit të radios në jonosferë. Azoti nën presion që gjendej në trupin e satelitit, siguroi mundësinë e parë për zbulimin e meteorëve. Nëse një meteor depërtonte në anën e jashtme të satelitit, do të zbulohej nga të dhënat e temperaturës të dërguara sërish në Tokë. Sateliti udhëtonte me 29.000 kilometra në orë, duke iu dashur vetëm 96.2 minuta për të përfunduar një rrotullim përreth tokës dhe emetuar sinjale radioje, të cilat u kapën nga operatorët radiotelevizivë anembanë botës.

Sinjalet u lëshuan për 22 ditë me rradhë, deri sa bateritë e transmetuesit u shkarkuan më 26 tetor 1957. “Sputnik 1” u dogj më 4 janar 1958, pasi u rrëzua gjatë rrikthimit në atmosferën e Tokës, pasi kishte udhëtuar rreth 60 milionë kilometra dhe kaluar plot 3 muaj në orbitë.

Kalendar

4 Tetor 1795 – Napoleon Bonaparte shtyp protestuesit e armatosur kundërrevolucionarë që kërcënonin Konventën Kombëtare, duke rritur prestigjin e tij si një figurë me peshë kombëtare. Ai do të ndryshonte mbiemrin e tij në Bonaparte më 1796, pas fitoreve të para ushtarake.

4 Tetor 1905 – Orville Wright piloton fluturimin e parë më të gjatë se 30 minuta. Fluturimi zgjati 33 minuta, 17 sekonda dhe mbuloi një distancë prej 33 kilometrash.

4 Tetor 1914 – Zepelini i parë gjerman bombardon Londrën.

4 Tetor 1927 – Skulptori Gutzon Borglum, fillon gdhendjen e fytyrave të 4 presidentëve të parë amerikanë në faqen e malit Rushmore në SHBA.

Lexo edhe :  Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t'i tallur me miqtë?

4 Tetor 1965 – Papa Pali VI mbërrin në Nju Jork, duke u bërë Papa i parë në histori që vizitonte SHBA-në dhe hemisferën perëndimore.

4 Tetor 1985 – Krijohet Fondacioni i Software-it të Lirë, për të promovuar lirinë universale për të krijuar, shpërndarë dhe modifikuar softuerin kompjuterik.

 

Të fundit

Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave...

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Lajme të tjera

Web TV