SHBA: Nuk parashikohet rritje e trupave amerikane në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar koordinatori për komunikim në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shkruan Gazeta Express.

Kirby ka thënë se SHBA-ja ka në Kosovë një numër të vogël të forcave ushtarake në kuadër të KFOR-it dhe se nuk pret që ky numër të ndryshojë, apo që SHBA të rris numrin e ushtarëve.

“Siç e dini, janë një numër i vogël i forcave amerikane që janë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it – Forca e Kosovës – që NATO mban atje. Janë një numër i vogël. Unë — Nuk pres që ky numër do të ndryshojë  ose do të ketë ndonjë trupë shtesë të SHBA-së si rezultat i kësaj”, ka thënë Kirby në një konferencë për media.

Sa i përket vendimit të Britanisë së Madhe për 200 trupat shtesë në Kosovë, Kirby ka thënë se Mbretëria e Bashkuar aktualisht është në një cikël udhëheqjeje mbi KFOR-in dhe se për trupat britanike duhet folur me ta.

Ai ka ripërsëritur se sa i përket ushtrisë amerikane, s’parashikon ndonjë ndryshim në strukturën e ushtrisë amerikane në Kosovë, raporton Express.

“Siç e kuptoj unë, Mbretëria e Bashkuar tani është në një cikël udhëheqjeje mbi KFOR-in, kështu që me të vërtetë duhet të flasësh me ta për një shpërndarje të forcës. Por unë nuk parashikoj ndonjë ndryshim në strukturën e forcës amerikane”, ka shtuar tutje ai.

Në një përgjigje të dhënë sot nga KFOR-i për Gazetën Express kanë paralajmëruar se 200 trupat britanike do të pasohen edhe me ushtarë të tjerë shtesë nga shtetet aleate.

Lexo edhe :  DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

Nga Bundeswheri sot për Express kanë thënë se janë në kontakt me Qeverinë e Kosovës dhe aleatët për hapat e mundshëm

“Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe jemi në kontakt të ngushtë me Qeverinë e Kosovës dhe aleatët tanë të NATO-s për hapat e mundshëm të mëtejshëm. Është e rëndësishme që të gjitha argumentet të peshohen në mënyrë objektive”, kanë deklaruar nga Bundesheri/kb

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV