Tragjedia në Itali/ Në autobus ndodhej dhe çifti i sapomartuar, po shkonin në muaj mjalti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antonela Perkoviç  dhe  Marco Bakoviç, dy nga pasagjerët në bordin e autobusit që u rrëzua nga një mbikalim mbrëmë në Mestre, Itali, u martuan vetëm 20 ditë më parë.

Ajo, 24 vjeçe, ka ndërruar jetë, ndërsa ai ndodhet në spital. Antonela, sipas raportimeve të mediave kroate, ishte shtatzënë.

Çifti ishte në muajin e mjaltit dhe kishte zgjedhur Venedikun si ndalesën e fundit të udhëtimit të tyre.

Prezenca e dy të rinjve në autobus është raportuar nga faqja kroate e lajmeve 24Sata.hr, duke shpjeguar se dy të rinjtë vijnë nga zona e Splitit, në Dalmaci.

Çifti i martuar në autobusin që u rrëzua në Mestre: Ajo vdiq, ai në spital

Të martuar rreth njëzet ditë më parë, Antonela dhe Marco kishin zgjedhur Venedikun si stacionin e fundit të rrugëtimit për të përmbushur ëndrrën e tyre të dashurisë.

Megjithatë, një muaj mjalti përrallor në kartolinën e qytetit lagunor përfundoi në tragjedi. Në spitalin Angelo në Mestre ka edhe gazetarë kroatë për të marrë informacion mbi kushtet e bashkatdhetarëve të tyre.

Grupi i turistëve

Grupi përbëhej nga njerëz të kombësive të ndryshme: gjermanë, ukrainas, austriakë, të paktën një francez dhe spanjollë. Disa familje ishin me pushime bashkë, të tjerat nuk njiheshin dhe i bashkoi fati tragjik.

Operacionet e identifikimit kanë vijuar gjatë gjithë ditës për disa prej tyre, ndërsa disa të afërm kanë mbërritur në spitalin “Angelo” dhe janë dërguar në një dhomë, gjithashtu të drejtuar nga policia, ku kanë mbështetjen e ekipit të psikiatërve dhe psikologëve të spitalit.

Kryeministri kroat  Andrej Plenkoviç shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë me një postim në Twitter:  “Ngushëllime të thella Giorgia Melonit, Qeverisë dhe popullit italian për aksidentin e tmerrshëm në Mestre. Mendimet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.”

Lexo edhe :  "Non grata" nga amerikanët, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV