Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Bolonjës: Rrisim bashkëpunimin mes dy qyteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, me të cilin bisedoi rreth shkëmbimit të eksperiencave mes dy qyteteve. Ai nënvizoi faktin se shumë shqiptarë që kanë zgjedhur të jetojnë në Bolonja, tashmë kanë një histori suksesi atje dhe janë integruar mjaft mirë.

“Bolonja është një shtëpi e dytë për shumë shqiptarë. Më vjen mirë që, edhe kryetari i grupit të këshilltarëve të Bolonjës, Ditjoni, është shqiptar. Jemi në fazën ku shqiptarët janë integruar, dhe qytete si Bolonja, jo vetëm na presin me derë të hapur, por edhe me mendje e zemër të hapur. I kanë bërë shqiptarët të ndihen në shtëpi, të prodhojnë histori suksesi, disa prej tyre janë punëmarrës, disa prej tyre sipërmarrës, disa të tjerë po angazhohen në politikë. Shembulli më ideal i integrimit të një komuniteti emigrantesh është Bolonja, Italia, ku shqiptarët vërtet kanë bërë progres, edhe vërtet janë bërë pjesë e stofit të atij komuniteti”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha lajmin e mirë të shtimit të numrit të fluturimeve direkte, jo vetëm me Bolonjën, por me rreth 50 qytete të ndryshme të Italisë, kjo për shkak të fluksit të turistëve italianë drejt Shqipërisë dhe Tiranës.

“Shtimi i linjave “loë cost” do ta bëjnë më të thjeshtë komunikimin mes nesh. Në vend që të na ndajë Adriatiku, është një det që na bashkon. Italia është shumë e rëndësishme për ne. 35% e bilancit tonë ekonomik janë shkëmbimet tregtare me Italinë. Është një histori e jashtëzakonshme suksesi. Por, duam që ashtu siç është në nivel shteti, të jetë edhe në nivel të dy qyteteve tona”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Trondit me rrëfimin e saj Parashqevi Simaku: Nuk kam fjetur në krevat prej 10 vjetësh!

Kryetari i Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore tha se qyteti i tij është i interesuar të bashkëpunojë me Tiranën në fushën e arsimit, turizmit dhe transportit urban.

“Tirana dhe Bolonja janë dy qytete të reja, me rëndësi për Europën dhe Mesdheun. Kemi vendosur të punojmë së bashku për çështje të ndryshme. Në Bolonjë gjendet Universiteti më i vjetër i Perëndimit dhe ka mirëpritur shumë të rinj shqiptarë. Nisur nga ky fakt, duam të shpalosim të gjithë energjinë që kemi, sa i përket kulturës, sipërmarrjes, nismave për gjelbërimin. Duam të punojmë së bashku për transportin publik, të drejtën për strehim, për promovimin e një turizmi të qëndrueshëm. Pra, mendojmë që Bolonja dhe Tirana mund të kontribuojnë shumë në këto aspekte”, përfundoi kryebashkiaku Lepore./I.S

Të fundit

Dha ryshfet dhe ndikoi në mënyrë të paligjshme ndaj gjyqtarit, dënohet Sarkozy

Gjykata e Apelit në Francë ka konfirmuar një vendim kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm,...

Mbledhje e përbashkët Kuvendi me Kosovës dhe Shqipërisë, pjesë e saj dhe Edi Rama

Shqipëria dhe Kosova do të bëhen bashkë në mbledhjen e përbashkët plenare të Kuvendeve respektive, të premten më 20 dhjetor. Të pranishëm në këtë takim...

Emërohen shefat e rinj të komisariateve, asnjë grua në post drejtues

Emërohen 48 shefat e komisariateve në vend, pas një gare zhvilluar për disa javë, me synim dhënin e impulseve të reja për rendin dhe...

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin ‘Carta di Roma’ është ‘Shqipëria’

Në Itali, gazetat dhe edicionet televizive po raportojnë gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit. Kur trajtohet kjo temë, politika zë pjesën më të...

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku

Një person nga Mbretëria e Bashkuar ka fituar çmimin e tretë më të madh në historinë e Llotarisë Kombëtare, duke marrë një xhekpot prej...

Lajme të tjera

Web TV