Sistemi i telegrafit, prezantohet për herë të parë në publik nga Samuel Morse në Nju Xhersi të SHBA-së. Telegrafi, një pajisje që përdorte impulset elektrike për të transmetuar mesazhe të koduara nëpërmjet një teli, do të revoluciononte përfundimisht komunikimin në distanca të gjata, duke arritur kulmin e popullaritetit të tij gjatë viteve 1920-1930.
Samuel Finley Breese Morse lindi në Charlestown, Massachusetts. Ai ndoqi Universitetin e Jeilit, ku shfaqi interes për artin, por edhe për energjinë elektrike, asokohe ende në fillimet e veta. Pas universitetit, Morse u bë piktor. Në vitin 1832, teksa kthehej në SHBA nga Evropa, ai dëgjoi për elektromagnetin e sapo zbuluar, dhe në atë moment i lindi ideja e një telegrafi elektrik.
Morse nuk e dinte se edhe shpikës të tjerë, i ishin futur punës për ta realizuar diçka të tillë. Ai i kaloi vitet e ardhshme duke zhvilluar një prototip, dhe u ndihmua në këtë sipërmarrje nga dy miqtë tij, Leonard Gale dhe Alfred Vail. Në 1838, e prezanton shpikjen e tij duke përdorur kodin që mbante emrin e tij, në të cilin pikat apo vizat përfaqësonin gërma dhe numra.
Megjithatë vetëm më 1843, Morse arriti të bindë një Kongres Amerikan tejet skeptic, për të financuar ndërtimin e linjës së parë telegrafike në Shtetet e Bashkuara, nga Uashingtoni në Baltimorë. Në majin e vitit 1844, Morse dërgoi telegramin e parë zyrtar. Gjatë disa viteve që pasuan, kompanitë private, duke përdorur patentën e Morse, ndëruan linja telegrafike kryesisht në verilindje të SHBA-së.
Në vitin 1851, në Nju Jork dhe Misisipi u themelua “Printing Telegraph Company“, që më vonë do të ndryshonte emrin e saj në Western Union. Në vitin 1861, kjo e fundit përfundoi linjën e parë transkontinentale në mbarë Shtetet e Bashkuara. Pesë vjet më vonë, u ndërtua linja e parë e suksesshme e përhershme përgjatë Oqeanit Atlantik, dhe deri në fundin e shekullit XIX, sistemet telegrafike u vendosën në Afrikë, Azi dhe Australi.
Kalendar
6 Tetor 1014 – Perandori bizantin Bazili, fitoi nofkën “Verbuesi i bullgarëve”, pasi urdhëroi verbimin e mbi 15.000 ushtarëve bullgarë të kapur robër.
6 Tetor 1539 – Konkuistadori spanjoll, Hernando de Soto, dhe ushtria e tij hyjnë me forcë në kryeqytetin Apalashe të Anhaikas (në Floridan e sotme).
6 Tetor 1908 –Austro-Hungaria shpall aneksimin e Bosnjes dhe Hercegovinës. Edhe pse ligjërisht Bosnja ishte deri atëherë nën kontrollin e Perandorisë Osmane, Austro-Hungaria kishte administruar de fakto të dyja provincat që nga Kongresi i Berlinit në vitin 1878, me vendimin e përbashkët të fuqive të mëdha të Evropës.
6 Tetor 1949 – Bashkimi Sovjetik, krijon Republikën Demokratike të Gjermanisë (Gjermania Lindore), brenda zonës së pushtimit sovjetik.
6 Tetor 1801 – Napoleon Bonaparti, imponon miratimin e një kushtetute të re në Holandë.
6 Tetor 1941 – Trupat gjermane, rinisin një ofensivë të re për pushtimin e kryeqytetit sovjetik, Moskë.