Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Çmimet e banesave u rritën edhe me 11.6%, bien blerjet nga jorezidentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e pasurive të paluajtshme duket se e kanë frenuar rritjen në gjysmën e parë të vitit 2023. Sipas Indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është rritur me 11.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe mbetet thuajse i njëjtë në krahasim me një vit më parë.

Një ecuri e ngjashme është vërejtur edhe për kryeqytetin. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë regjistroi një ngritje prej 13.3% ndaj periudhës paraardhëse duke mbetur edhe ai në nivelin e një viti më parë.

Megjithatë, është rritur pesha e transaksioneve ku çmimi i blerjes së pronës për shitjet e kryera ishte i njëjtë me çmimin e kërkuar nga shitësi.

Edhe çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë periudhës. Kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë.

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës.

Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut u raportua si më pozitiv në krahasim me periudhën e kaluar. Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive 14%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e qyteteve bregdetare. Vlera e balancës për këtë pyetje është dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë.

I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 23%. Numri i banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka qëndruar thuajse i pandryshuar në krahasim me periudhën paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte rreth -0.6%, ose shumë pranë nivelit neu tral. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Lexo edhe :  Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 1 dhjetor 2024

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit në 10.6 muaj nga 9.9 muaj gjashtë muaj më parë, duke u rikthyer në vlerën e një viti më parë. Të tria zonat paraqesin mesatare shumë të ngjashme kohëzgjatjeje për shitje, 10.5-10.9 muaj. Në rastin e Tiranës nuk shfaqen ndryshime të mëdha, ndërsa për qytetet bregdetare dhe zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes ishte më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.

Nga këto, në 85% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës. Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2023, rreth 14% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë.

Nga këta, rreth 2/3 rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Gjatë periudhave të fundit vërehet një rënie e peshës së blerësve jorezidentë, të cilët gjatë vitit 2020 zunë rreth 1/3 e shitjeve të realizuara nga agjentët.

Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive pavarësisht pasigurive te ndryshme. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet)./Monitor /  S.M

Të fundit

E keni ditur? Ja pse konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin tuaj

Nëse ti jeni ndër ata që nuk e nisni dot ditën pa diçka të ëmbël, është koha ta rimendosh...

A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta? Ja si përgjigjet Berisha

Berisha: E mbështesim plotësisht protestën para skapit të partisë pra ministrisë para policisë së shtetit, narko ministrisë së brendshme organeve të diktaturës, jemi në diktaturë,...

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi!

Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues. Duke filluar që nga bredhi i...

Nuk i rezistojnë dot njëri-tjetrit, Ilnisa dhe Meritoni bashkohen sërish? Ja detaji

Prej kohësh po thuhet lart e poshtë se marrëdhënies së një prej çifteve më të komentuara, Ilnisës dhe Meritonit i është dhënë fund. Por,...

Vendimi i Biden për të birin/ Berisha: Shfrytëzim pushteti

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar vendimin e Presidentit në detyrë të SHBA Joe Biden për të falur të birin Hunter Biden. Lideri i...

Lajme të tjera

Web TV