Macron: Duhet të ecim më shpejt me zgjerimin e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

residenti francez, Emmanuel Macron tha se ai ishte në favor të një zgjerimi shumë më të shpejtë të Bashkimit Evropian në margjinat e një fjalimi në samitin joformal të BE-së në Grenada. Kreu i shtetit francez sqaroi se diskutimet mes 27 vendeve kanë nisur dhe se ende nuk është marrë një vendim në këtë fazë.

“Ne jemi të bindur se duhet të ecim shumë më shpejt” për këtë temë, deklaroi presidenti francez për shtypin, pas samitit joformal të BE-së në Grenada. Por “për momentin është shumë herët, asnjë vendim nuk është marrë”, shtoi ai.

Komisioni Evropian do të paraqesë këtë vjeshtë rekomandimet e tij për hapjen e negociatave të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat morën statusin e kandidatit në qershor 2022. I njëjti status vlen për pesë vende në Ballkanin Perëndimor.

Macron tha se liderët ranë dakord se “ne po përballemi me një transformim të vërtetë të vizionit tonë gjeopolitik për Evropën tonë “.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha në fund të gushtit se BE-ja duhet të jetë gati të mirëpresë anëtarët e rinj “deri në vitin 2030”./I.S

Të fundit

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

Lajme të tjera

Web TV