Marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë/ Veliaj: Një tjetër gur i çmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U nënshkrua sot në Tiranë, Memorandumi i Mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës. Kolegji i Europës, një nga institucionet kryesore në zhvillimin dhe promovimin e projektit europian, do të vendoset te Piramida.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, u shpreh mirënjohës për faktin se Tirana është përzgjedhur mes shumë qyteteve europiane për hapjen e këtij kampusi.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që sot firmosim vendosjen e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë. Vjet Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe patëm rreth 1600 aktivitete, qyteti gëloi nga jeta.

Këtë vit jemi Qyteti Europian i Sportit dhe më vjen mirë që, në këto dy vite ku ne kemi qenë një Kryeqytet Europian në një nga këto tema kryesore, si rinia dhe sporti, praktikisht po mbyllim vitin me një superlajm.

Kështu që, jam vërtet mirënjohës që keni zgjedhur Tiranën! Do të jetë një nga tre kampuset, pas Bruzhit dhe Natolinit, dhe besoj do të jetë kampusi më energjik dhe më entuziast, ku do të kemi edhe shumicën e kërkesave për një qytet si Tirana që është “afër detit, afër mbretit”, një qytet plot jetë,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se, Shqipëria, me hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë, po vendos një tjetër një gur të çmuar drejt Shqipërisë evropiane.

“Ne duhet të kuptojmë për çfarë është Bashkimi Europian, ne Bashkimin Europian duhet ta kryejmë këtu.

Ka qenë insistimi i kryeministrit që, pjesë e konceptit tonë për të bërë një Shqipëri europiane është edhe prania e institucioneve europiane. Pra, edhe këmbëngulja e tij për të pasur Kolegjin e Europës këtu, ka qenë diçka që ne si Bashki e kemi përqafuar dhe mezi presim të kthehet në histori suksesi.

Është ajo që thoshte Zhan Mone: Ne nuk po krijojmë një komunitet shtetesh, po krijojmë një komunitet njerëzish. Ndaj, shpresoj që në këtë komunitet njerëzish, që quhet Bashkimi Europian, ky të jetë një gur i çmuar në Tiranën tonë dhe në Shqipërinë europiane,” deklaroi Veliaj.

Tre palët e nënshkruan Memorandumin në prezencë edhe të Komisionerit të Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi./  S.M

Të fundit

Berat, goditi me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, arrestohet 42-vjeçarja

Një grua 42-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Beratit, pasi ka goditur me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit...

Detajet e marrëveshjes SHBA-Ukrainë, nga pasuritë nëntokësore te rindërtimi

Amerika merr fitoren e parë në Ukrainë. Uashingtoni dhe Kievi kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndarë fitimet nga shitja e ardhshme e rezervave...

Berisha nga Belshi/ Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg, administrata larg patronazhistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar turin e tij elektoral në fushatën përmbyllës në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11...

VIDEO/ Ish-banorja e “Big Brother Albania” sherr me vajzën e partnerit në market

Një video e publikuar nga JOQ ka ngritur shqetësim në rrjet. Në pamjet e siguruara, tiktokerja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi,...

Egli nuk humbet kohë, ‘rrëmben’në Top Channel moderimin e këtij formati? (Foto)

Pjesëmarrja në BBVA i ka hapur disa dyer të reja Egli Takos. Përpos muzikës ku ajo është rikthyer me disa hite, Egli ka shfaqur...

Lajme të tjera

Web TV