Borrell: Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas së drejtës ndërkombëtare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se BE dënon sulmet e dhunshme ndaj Izraelit nga militantët e Hamas.

“BE bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve të pakuptimta, të cilat rrisin më tej tensionet në rajon dhe minojnë seriozisht aspirata për paqe të popullit palestinez. BE-ja qëndron në solidarizim me Izraelin që ka të drejtë ta mbrojë veten në linjë me ligjet ndërkombëtare, në përballje me dhunën e tillë dhe sulmet”, tha ai.

Edhe Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se i ka thënë kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA se ishte gati të ofronte “të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes” pasi grupi islamik palestinez Hamas nisi një sulm ndaj Izraelit.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. I kam bërë të qartë kryeministrit Netanyahu se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes për Qeverinë dhe popullin e Izraelit”, tha Biden./I.S

Të fundit

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një...

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen...

Lajme të tjera

Web TV