Sara Hoxha flet për ‘sherrin’ me Dafinën: Nuk e di pse u mërzit kaq shumë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sara Hoxha ka folur për herë të parë për krisjen e raportit miqësor mes saj dhe bashkëshortit Ledri Vula me këngëtaren Dafina Zeqiri.

 

 

Megjithëse nuk e pati aspak të lehtë të komentonte mbi situatën, Sara e ftuar në “S’e Luan Topi” në Top Channel tha se gjithçka nisi nga një koment i Ledrit në postin Dafit. Mesazhi në dukje aspak tendencioz, mori më shumë vëmendje nga mediet të cilat kujdesen t’i hiperbolizojnë gjërat për klikime.

Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri.

Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë”- tha Sara.

Lexo edhe :  “E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

E pyetur nëse kishte diçka për t’i thënë, Sara u shpreh: “Jo, jo. Unë mendoj se çdo njeri ka arsyet e veta dhe nëse ajo e mendon ashtu, lëre ta mendoj ashtu. Unë nuk jam këtu për t’i shpjeguar asaj që gjerat nuk është ashtu siç e mendon ajo. Ajo duhet të ketë persona të tjerë rreth e rrotull që t’ja thonë diçka të tillë”- përfundoi Sara, duke i uruar artistes gjithë të mirat./I.S

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV