Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacionit policor ‘Tempulli’, ku u arrestuar 3 persona në Fier dhe 2 të tjerë në Mat.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balla theksoi se Policia e Shtetit është çdo ditë pranë shkollave dhe komunitetit.
“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në komunitet Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Operacioni Tempulli ka vijuar në Fier dhe Mat”, shprehet ministri i Brendshëm./ S.M