“Kafshë dykëmbëshe”/Artan Lame reagon për shqiponjën e “kryqëzua”: Njerëz të egër ka kudo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka reaguar në lidhje me gjestin e shëmtuar, ku një shqiponjë shihej e lidhur në një gardh në fshatin Buhal, Përmet, me qëllim për t’u balsamosur.

Artan Lame shkruan se policia që ka njëmijë halle, por duhet të merret edhe me ata persona që merren me të dobëtit që nuk mbrojnë dot veten.

Ai ndër të tjera falenderon policët për punën e bërë duke thënë se me këtë gjest për mbrojtjen e kafshëve jemi barazuar dhe me shtetin italian.

“Policia bëri kësaj rradhe një gjest që i dha dinjitet, asaj vetë para nesh, dhe neve para botës. Njerëz të egër ka ngado. Para një muaji në Abruzzo të Italisë, një i çmendur vrau një ari të egër. Shoqëria reagoi. Policia reagoi dhe ai i marri u arestua. Ministri i Brendshëm i Italisë reagoi dhe deklaroi marrjen e masave të mëtejshme për të mbrojtuar faunën. Me ngjarjen e djeshme, edhe shteti shqiptar reagoi dhe ne u barazuam me Italinë në qytetari. Policia reagoi deri ne fund, Ministri i Brendshëm reagoi edhe ai ashpër”, shkruan Lame ndër të tjera.

Postimi i plotë i Artan Lames:

Dje, kur më çuan foton e asaj hutës së varur në gardh për këmbës së thyer, u ula të shkruaj. E fillova me: “le të ndyshojmë flamurin. Ta bëjmë shqiponjën me një këmbë të thyer dhe me një kokë të prerë”. Mirëpo ndërkaq policia kishte ndërhyrë. Ai kafsha dykëmbëshe (ndjese per termin) ishte arrestuar. E hoqa fillimin që kisha bërë…

Policia ka njëmijë halle. Policia na ka të gjithëve në kurriz. Policët kanë edhe rroga të ulta. Policët duhet të zbulojnë edhe hashashin, edhe ktë edhe atë. Policia duhet të kapë me makina që ecin 100 km, makina që ikin me 200 km. Policët kanë edhe halle me tendera kapelesh. Policët kanë edhe familje që e duan babin të gjallë në darkë në shtëpi. Policët duhet te kapin edhe banditin që ja mbath nga kufiri. Policët kanë edhe halle strehimi. Policët kanë këto e shumë halle të tjera.

Lexo edhe :  Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Por kur ai, polici i një komisariati të provincës, shkon dhe mes të gjithave, rrogës, familjes, kapeles, hashashit, ndjek me përgjergjësi denoncimin për një zog të torturuar, është shenjë që sidoqoftë diçka po ndryshon në kokat tona për mirë. Eshtë një hap vërtet i madh në udhën e qytetarisë. Ajo që ndan shoqëritë e egra nga ato të qytetëruara, është se shoqëria e qytetëruar kujdeset për të dobtit, për ata që nuk ja dalin dot vetë të mbrohen.

Policia bëri kësaj rradhe një gjest që i dha dinjitet, asaj vetë para nesh, dhe neve para botës. Njerëz të egër ka ngado. Para një muaji në Abruzzo të Italisë, një i çmendur vrau një ari të egër. Shoqëria reagoi. Policia reagoi dhe ai i marri u arestua. Ministri i Brendshëm i Italisë reagoi dhe deklaroi marrjen e masave të mëtejshme për të mbrojtuar faunën. Me ngjarjen e djeshme, edhe shteti shqiptar reagoi dhe ne u barazuam me Italinë në qytetari. Policia reagoi deri ne fund, Ministri i Brendshëm reagoi edhe ai ashpër.

Taulant, i hape punë vetes. Tani do gjesh belanë me denoncime njerëzish normalë, për raste të tilla të bëra nga njerëz anormalë. Po s’ka gjë. E hodhëm edhe një hap më tej në udhën e të bërit njerëz të qytetëruar, ta mbajmë këtë udhë tani.

Nuk shkruaj dot “Taulant faleminderit”, se do thonë që po bëj politikë. Po them thjesht: Faleminderit policisë!  /  S.M

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV