“Nuk është filmi i Luizit dhe Oltës”, çfarë thanë artisti dhe Kiara në tapetin e kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga tapeti i kuq, protagonisti kryesor i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Luiz Ejlli ia ka dedikuar gjithë suksesin e tij fansave.

Në disa fjalë drejtuar njerëzve të shumtë që ishin mbledhur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Luizi u shpreh mirënjohës.

“Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj.

Falë mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, zoti jua shpërbleftë”, tha Luizi.

Blendi Salaj: Duke u kthyer pas në kohë në tetorin e 2021-shit, nëse do të kishin thënë që do të vije në Big Brother VIP, do takoje Kiarën, do të martoheshe, do të fitoje, do të bëje gjithë këto këngë edhe një film, dhe sot do të ishte premiera, çfarë do të thoje? Vetëm një vit ka kaluar.

Luiz Ejlli: Nëse do të më thoshe gjithë këto, do të përgjigjesha: Po ik mo Blendi. Zoti është i madh është treguar shumë bujar me mua. Unë ndoshta jam penduar me gjithë shpirt për disa gjëra që i kam bërë dhe i kam pranuar me kokën lart, me lot në sy dhe sot jam këtu. Është djers, mund, vuajtje, gëzim dhe jam mirënjohës. Uroj të mos ta prishë sepse njerëz jemi, por tani kam Kiarën këtu që më mban në shina.

E pyetur nëse vërtetë është një busull për Luiz Ejllin, Kiara tha se “jemi busulla e njëri-tjetrit”./e.t

Të fundit

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinajn

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë...

Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Historike! Macron pranon më në fund një shtet të ri

Franca shpalli të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në bazë të së cilës territori i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin...

“Marrëdhënia jonë nuk është reciproke”, Trump vijon luftën tregtare me BE

Presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE dhe Meksikën dhe kërcënon të vendosë tarifa prej 30% ndaj duke filluar nga 1 gushti. Njoftimi,...

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën përpara drejtuesve të forcave të...

Lajme të tjera

Web TV