Rriten tensionet, Izraeli urdhëron mbylljen e plotë të Bregut Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet po rriten në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku jetojnë rreth 2.8 milionë palestinezë ndërsa ushtria izraelite ka imponuar një mbyllje të plotë. Banorët thonë se hyrjet në qytete janë mbyllur me porta hekuri dhe blloqe çimentoje.

Në disa vende janë ngritur postblloqe të reja ushtarake. Gjatë gjithë ditës ka pasur radhë të gjata në disa pika karburanti pasi furnizimet me karburant kanë mbaruar.

“Kjo është diçka që e kemi parë më parë gjatë dekadave të gjata të okupimit. Kjo është një politikë që Izraeli e përdor për dekada thjesht për të ndëshkuar të gjithë popullsinë për veprimet e grupeve të caktuara të njerëzve,” tha një banor.

Të dielën, dyqanet dhe bizneset në Bregun Perëndimor u mbyllën pasi u mbajt një grevë e përgjithshme në përgjigje të aksionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili qeveriset nga Hamasi.

Mbrëmja pati protesta të zemëruara. Katër palestinezë u qëlluan për vdekje nga ushtarët izraelitë në postbllokun e Qalandiya në Ramallah mbrëmë./I.S

Të fundit

Video abuzimi seksual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez

Ish-deputeti dhe ministri Henrik Sass Larsen akuzohet për posedim të skedarëve fotografikë dhe video që përmbajnë materiale abuzimi seksual...

Shkodër-Lezhë, makina përplaset me motorin, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas raportimeve, automjeti me drejtues shtetasin A.A., 58...

Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr....

Prapaskena me klauzola: Manchester United shitet plotësisht?

E ardhmja e Manchester United nën pronësinë e familjes Glazer ka hyrë në një fazë të re, pasi një klauzolë e rëndësishme në marrëveshjen...

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim përpara çdo bisedimi me Presidentin...

Lajme të tjera

Web TV