Radoiçiç heq dorë nga pronësia e kompanive në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, ka hequr dorë nga pronësia e kompanive në Serbi, u tha në ueb-faqen e Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR).

Siç u tha në njoftim, Radoiçiçi ka transferuar 40 për qind të aksioneve të tij që kishte në pronësi te kompania Inkop, përkatësisht te partnerët e tij të biznesit, vëllezërit Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq.

Inkop ka në pronësi disa kompani simotra që në të kaluarën kanë fituar tenderë nga buxheti i Serbisë, por edhe pasuri të tjera sa i përket pajisjeve dhe pronave të paluajtshme.

Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shkurt, që Kosova e cilëson si sulm terrorist, autoritetet në Kosovë e kanë lidhur emrin e Millan Radoiçiqit me aktivitete kriminale.

Edhe Zvonko Vesellinoviç është lidhur me krime në Kosovë.

Sulmi në Banjskë nga Serbia nuk po trajtohet si akt terrorist dhe Millan Radoiçiq nuk është akuzuar për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku, gjatë paraqitjes para Zyrës së Prokurorisë së Lartë në Beograd.

Në mesin e krimeve për të cilat ai dyshohet se ka kryer janë shkaktimi i rrezikimit të publikut dhe posedimi i paligjshëm i armëve.

Radoiçiq dhe vëllezërit Vesellinoviç janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Por, Serbia ka thënë se nuk e ka obligim ndërkombëtar që t’i respektojë këto masa ndëshkuese.

Ata u vendosën nën sanksione të SHBA-së në dhjetor të vitit 2021 nën dyshimet për krim të organizuar dhe korrupsion./I.S

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV