“I thërret trurit ti apo jo?”/ Agravon debati mes Nokës dhe gazetares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë një intervistë me gazetaren Fiori Dardha.

Gjatë intervistës ka pasur një përplasje mes tyre.

Gazetarja e ka pyetur Nokën disa herë se pse PD nuk është duke i mbrojtur votat e qytetarëve dhe kur PD do e marr situatën në dorë?

Madje në një moment ajo I drejtohet duke I thënë “A nuk do ishte më mirë të largoheni nga politike se ka plot forca të reja?”.

Më poshtë gjeni një pjesë nga debati mes tyre:

Flamur Noka: O zonjë i thërret trurit ti apo jo?  Thërriti pra se logjika jote nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën

Gazetarja: A nuk do ishte më mirë të largoheni nga politike se ka plot forca të reja?

Flamur Noka: Po moj po, dil ti

Gazetarja: Unë jam qytetare

Flamur Noka: Unë nuk tërhiqem për sa kohë votojnë demokratët, unë nuk jam në një betejë për qejf, as për të bërë lloqe siç bëni ju.

Gazetarja: Jo, jo unë nuk bëj lloqe fare zoti Noka

Flamur Noka: E kisha shumë të thjeshtë të bëja rolin e Bravës, të merrja apartamente dhe kulla, por kam vendosur të kem përballë regjimin më të egër dhe kriminal dhe duhet të më falenderosh se po e bëj dhe për ty dhe për të tjerët.

Gazetarja: A mos ndoshta duhet të tërhiqeni si forcë politke deri sa tani nuk po i mbroni votat tuaja?

Flamur Noka: Ju gjeni fajin gjithmonë tek viktima, çdo qytetarë duhet të jetë në alarm për këtë regjim kriminal që po përjeton. Me të gjitha mënyrat do e rrëzojmë Edi Ramën deri në 2025, me të gjitha mënyrat demokratike, në të kundët pija ti lëngun Edi Ramës./E.T

Të fundit

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Lajme të tjera

Web TV