Kuvendi miraton rezolutën për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte rezolutën për Kosovën. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u shpreh se rezoluta u votua pro nga 101 deputetë, asnjë votë kundër dhe një abstenim.

Partia Socialiste dhe Foltorja bashkuan votat për Kosovën për miratimin e rezolutës, me anë të së cilës dënohet sulmi i armatosur i Serbisë në Manastirin e Banjsksë, ngjarja kjo e ndodhur më 24 shtator.

Sakaq, Kuvendi nuk mori në konsideratë amendamentet e Çollakut me argumentin se janë paraqitur me vonesë, ndërsa sipas Nikollës, këto amendamente duhet të ishin dorëzuar  24 orë përpara, afat ky, i cili nuk është respektuar.

Gazetarja e Abc News , Esiona Konomi, thotë se deputeti Kreshnik Çollaku ka abstenuar, ndërsa në votimin për rezolutën nuk morën pjesë deputetët e grupit të Lulzim Bashës./e.t

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV