Një rezolutë dhe 100 rezultate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Rezoluta ishte e shkurtër, një paragraf. Të gjitha palët binin dakord të mbështesnin Rezolutën e Kuvendit të Kosovës rreth situatës në Veri, pas sulmit të 24 Shtatorit. Kjo është rezoluta më e shkurtër që ka miratuar Kuvendi jonë dhe ndoshta dhe më e sakta, sa I përket Kosovës, pasi të paktën gjetën kujt t’ia drejtojnë Rezolutën këtë radhë. Ja drejtuan si mbështetje Kuvendit të Kosovës.

Përkundër rezolutës shumë të shkurtër, fjalimi I Edi Ramës ishte ndoshta më I gjati në atë Kuvend. Ai I hyri me rrënjë gjtihë qëndrimeve të tij për Kosovën për tia shpjeguar sallës dhe publikut.  Kaq duhej që të kuptoje pastaj që askush nuk kish dashur rezolutën por fjalimin e Ramës. Për atë ishte e gjithë beteja.  Por nëse Edi Rama e bëri të qartë se çfarë ka menduar në çdo kohë për Kosovën, madje dhe kur nuk ishte kryeministër gjithë kundërshtarët e tij, provuan se çfarë mendojnë për Edi Ramën dhe jo për Kosovën. I morën një nga një paragrafët e tij, dhe I nisën në luftë disa pro Vuçiqit, disa kundër Albinit, të tjerë kundër policit të vrarë në Kosovë, disa pro Milan Radoiçiqit, e kështu me radhë.

Pra e vetmja gjë e qartë ishte se gjithë opozita jonë, nuk kishte ndonjë qëndrim të saj për Kosovën, por secili që fliste rrëmbente ndonjë paragraf nga qëndrimi I Edi Ramës e kthente në gurë dhe pastaj si të ishte pjesëtarë I Intifadës e vërtiste mbi podiumin e Kuvendit, me shpresë se do kapte Edi Ramën, ngaqë është i gjatë.. Fjalimet dëshmuan se sa mizorë është Kuvendi I Shqipërisë në raport me Kosovën, sa pak dhe sa sipërfaqësisht e njohin atë, sa të papërqendruar janë tek thelbi I problemit të Kosovës dhe mbi të gjitha sa pak e njohin dhe gjeografikisht, dhe personalisht Kosovën. Dhe ndonjë si Flamur Noka që ka një farë njohje se ka qenë në zyrat e UDB që më 1991 apo Berisha që ka 30 vjet që e përdor Kosovën për halle të veta, nuk ja dolën dot të flasin për Kosovën.

Lexo edhe :  24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Sikur Edi Rama të mos fliste aq gjatë aq hollësisht, dhe me aq shumë lëndë rreth zhvillimeve në Kosovë, kam frikë se aty nuk do të kishin çfarë të diskutonin, ngaqë nuk dinë asgjë për Kosovën. Rezoluta ishte një shpëtim për të gjithë, pasi nuk I turpëronte të futeshin në hollësira për situatën në Kosovë, ngaqë i ftonte të mbështesnin Kuvendin e Kosovës. Me një rezolutë tërësisht unanime dhe ata kishin 100 rezultate të ndryshme. Merre me mend, sikur ti lësh këta deputetë të formulojnë vet nga një qëndrim për Kosovën, çfarë mund ti bënin Kosovës. Dhe i vetmi moment kur u ngritën të tërbuar dhe rrethuan podiumin nuk ishte tradhtia e Edi Ramës ndaj Kosovës, por tradhtia e tij ndaj Gazmend Bardhit duke njohur Lulzim Bashën për kryetar PD. Aty nuk duruan më dhe ishin gati ti vinin zjarrin Kuvendit.

Të fundit

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31% e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat...

Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në monedhën vendase kanë pësuar rritje...

Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025: Shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë

Baba Vanga, e njohur ndryshe si Vangeliya Pandeva Gushterova, lindi në vitin 1911 në Bullgari. Ajo humbi shikimin pas një stuhie të fuqishme kur ishte...

Berisha do t’i japë fitoren e zgjedhjeve në tavolinë Ramës!

Nga Spartak Ngjela Kryeministri Edi Rama e gjen forcën te zvarritja e Sali Berishës si kryetar i partisë Demokratike. Në çdo proces zgjedhor vjen një kohë...

Ngjarja në Astir, zbulohet kush është vajza që alarmoi RENEA-n/ Policia: Gjetëm armë…

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë... Zbulohet kush është...

Lajme të tjera

Web TV