SPAK nis hetime për pasurinë e Tahirit/Ja lëvizja që do çojë drejt prangave ish-ministrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahir duket se është një hap larg burgut, për shkak se Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur një verifikim pasuror ndaj tij.

Në fillim të qershorit të këtij viti gjykatë  vendosi që 19 muajt e mbetur nga dënimi për shpërdorim detyre, zoti Tahiri do t’i kalojë në izolim në banesë. Shkak për lehtësimin e masës u bë gjendja e vështirë shëndetësore e bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm.

Por pavarësisht kësaj “amnistie”, SPAK duket se nuk heq dorë nga Tahiri, i cili ndonëse prapa hekurave për një farë kohe, biznese të deklaruara e të padeklaruara të tij dhe enturazhit të ish-ministrit të Brendshëm që kanabizoi Shqipërinë me bekimin e kryeministrit Edi Rama, vijonin të punonin e rriteshin qetësisht.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme po mbledh informacione brenda dhe jashtë vendit për të gjurmuar pasurinë e Saimir Tahirit e për të parë nëse ka fshehje apo elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Më konkretisht sipas “Ora Neës”, SPAK ka marrë dëshminë e biznesmenit Lulzim Morina mbi shuma të parave që ka kaluar në llogarinë bankare të bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm.

Mësohet se Ditën e Hënë ai ka dhënë shpjegime për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Gjatë marrjes në pyetje, burimet thanë se, Lulzim Morina, ka pranuar kryerjen e këtyre transaksioneve, duke pretenduar se shumat financiare janë dhënë në formën e borxhit. Sipas tij, huaja është kthyer sërish mbrapsht dhe për këtë gjë ka premtuar se do i vendoste në dispozicion hetuesve të çështjes mandatet bankare.

Pas kësaj dëshmie të shkurtër Morina është lënë i lirë të shkojë, por duke i mbajtur aparatin e telefonit. Bllokimi i është kryer me qëllim këqyrjen e bisedave dhe ekspertimit teknik të tij, ku shpresohet të gjendet biseda dhe materiale që i shërbejnë këtij hetimi.

Prej disa kohë SPAK, ka nisur një hetim pasuror ndaj Saimir Tahirit dhe njerëzve të afërm të familjes së tij. SPAK ka shtrirë verifikimet dhe tek disa biznese që gëzon kunati i ish-ministrit dhe disa kontrata noteriale ku janë blerë sipërfaqe toke në fshatin “Vishnjë”.

Hetimi pasuror ndaj Tahirit po kryhet në bazë të Ligjit Antimafia, pas procedimit penal si i pandehuri i prokurorisë në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Por për këtë dosje penale, Tahiri u dënua me vetëm 4 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe jo për akuzat e ngritura nga prokuroria.

Lexo edhe :  “Marie-Oktobre”, kur e shkuara gjykon të tashmen

SHBA e zhgënjyer për lirin e Tahirit nga burgu

Por duket sikur një goditje e tillë e pritshme ndaj Tahirit u paralajmërua ditën kur ai la burgun dhe kur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nuk vonuan reagimet. Ja çfarë shkroi atëherë ish-ambasadorja Yuri Kim.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkroi ambasadorja Yuri Kim.

Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe reagimi i Ambasadës së SHBA. “Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thuhej në reagimin e selisë diplomatike, e cila kishte përfaqësuesit e saj në çdo seancë të gjyqit të Saimir Tahirit.

Lirimi nga burgut i Tahirit

Ndërkohë vendimi i formës së prerë për dënimin me 3 vite e 4 muaj për “shpërdorim detyre” ndaj Tahirit u dha më 4 shkurt 2022. Ndërkohë 1 vit e 4 muaj më pas ish-Ministri i Brendshëm u lirua nga burgu pas dy ekspertizave mjeko-ligjore që arsyetonin përse ai nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit.

Në njërën prej ekspertizës thuhej se Tahiri kishte probleme shëndetësore. Në tjetrën shpjegohej se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk kishte kush të kujdesej për fëmijët.

Mbase duke qenë edhe ata në dijeni të presionit amerikan, kishin parandjerë se dalja e parakohshme nga burgu nuk do të pritej mirë nga ndërkombëtarët e posaçërisht amerikanët, si investitori kryesor i reformës në drejtësi. Mbetet tani për t’u parë se si do t’i orientojë SPAK hetimet për pasurinë e Saimir Tahirit dhe se a do të kemi një proces të dytë në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-Ministrit të Brendshëm./   S.M

Të fundit

Sezoni turistik/ Bashkia e Himarës pezullon ndërtimet në zonën turistike për 3 muaj

Bashkia e Himarës ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori...

Aplikimet për azil nga shqiptarët kanë pësuar rënie apo rritje?

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, ndonëse...

Fëmijët e Princ Williamit publikojnë mesazhin e ngrohtë për të atin në Ditën e Babait

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait, fëmijët e Princit të Uellsit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, kanë publikuar një homazh të...

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan, askush nuk i mbikëqyr

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush...

Trump, Netanyahu dhe Khamenei, tre pleq të inatosur që mund të na vrasin të gjithëve

Qoftë të paaftë, të shtyrë nga mbijetesa politike, apo të korruptuar, ata nuk e meritojnë të udhëheqin vendet e tyre, e lëre më të...

Lajme të tjera

Web TV