EMRI/ Zgjidhet anëtari i parë i KLP, ja sa vota pro mori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Apelit ka zgjedhur anëtarin e parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se Moisi Duda ka marrë 122 vota, ndërsa kundërshtarja e tij, Afërdita Ndoi 106 vota. Ndërsa 6 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Moisi Duda është diplomuar si Jurist, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë. Karriera e tij si prokuror ka nisur në muajin Gusht të vitit 1990, si hetues prane Hetuesisë së rrethit Lushnje, më pas si prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Kuçovë, (1994-1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Berat, (1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gramsh, (1989-1999);Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës, (2000) si dhe Prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrës (2000-2021).

Duda ka dhënë gjithashtu edhe leksione mbi lëndë si; Drejta Publike, E Drejta Kushtetuese, Histori e Institucioneve, Njohuri Ekonomike, Gjuhë e Huaj (Anglisht), E Drejta Civile, E Drejta Penale, Kodi i Familjes, Kriminalogji, E Drejta Tregtare etj, si dhe ka marrë trajnime të ndryshme mbi temë “Luftën kundër krimit të organizuar”, zhvilluar në Itali dhe kurse të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës në Tiranë. Prej muajt Shkurt të vitit 2021, ushtron detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë./  S.M

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV