Mësoni se cilat janë disa nga ushqimet e vjeshtës që do t’ju ndihmojnë të flini më mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç mund ta dini tashmë, të rriturit duhet të flenë jo më pak se 7 orë në natë, por për shkak të stresit, kjo mund të mos jetë aq e lehtë për tu bërë.

Fatmirësisht, ka një mori ushqimesh që stina e vjeshtës sjell, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të rehatshëm.

Njihuni me 6 ushqimet e këtij sezoni që mund t’ju ndihmojnë të flini sa më mirë.

Bajamet
Sipas studimeve, bajamet mund t’i ndihmojnë njerëzit të flenë më mire, për shkak të magnezit që gjendet në to.

Teoria që ekspertët mbështesin është se magnezi vepron duke qetësuar sistemin nervor qëndror. Kështu ju do të ndiheni më të relaksuar dhe do të bëni një gjumë më të qetë.

Konsumi i 100 g bajamesh do të plotësojë 20% të vlerës ditore të rekomanduar për magnez.

Mollët
Një nga frutat e mrekullueshme që vjeshta sjell janë edhe mollët. Duke qenë se kanë një sasi të lartë të vitaminës C, ato mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak, të presionint të gjakut dhe gjithashtu të ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes.

Kjo, nga ana tjetër, mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe të qëndroni në gjumë për më gjatë.

Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbëla, janë një shoqërues i shijshëm për çdo vakt vjeshte. Ato kanë gjithashtu veti relaksuese që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

Konsumi i fibrave sipas ekspertëve ndikon në zgjatjen e fazes së gjumit të thellë. Dhe duke qenë të mbushura me fibra, patatet e ëmbla mund të shërbëjnë si një meze perfekte para gjumit.

Boronica e kuqe
Boronicat e kuqe janë një nga ato fruta që jo vetëm që kanë shumë shije, por përmbajnë gjithashtu edhe plot vitamina të rëndësishme. Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit.

Lexo edhe :  A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Nivelet e ulëta të vitaminës C në organizëm shoqërohen me gjumë të keq dhe pagjumësi.

Arrëmyshku
Arrëmyshku njihet si një erëz që përdoret veçanërisht gjatë muajve të vjeshtës. Por ai është shumë më tepër se kaq. Kjo erëz mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit, në uljen e presionit të gjakut, të ndihmojë në relaksimin e enëve të gjakut dhe gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht në gjendjen shpirtërore.

Të gjithë këto faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e gjumit./   S.M

Të fundit

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Lajme të tjera

Web TV