Përplasen dy makina në aksin Lushnje-Fier, plagosen 4 persona, mes tyre dy fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit është mosrespektimi i rregullave në qarkullim.

LUSHNJE– Një aksident rrugor është raportuar ditën e sotme pranë mbikalimit në Savër, në aksin nacional Lushnje–Fier.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njër-tjetrën dhe se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona, një nga drejtuesit e automjeteve, një shtetase italiane, e cila ishte pasagjere dhe 2 fëmijë, nxënës shkolle.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit është mosrespektimi i rregullave në qarkullim.

Sipas policisë dy automjetet po lëviznin në korsinë nga Lushnja në drejtim të Fierit. Një nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Savër, por është përplasur nga mjeti tjetër që vinte nga e njëjta korsi.

Një nga shoferët është Bilbil Zeqo, i cili kishte në automjet tre nxënës, nipërit e tij dhe po i dërgonte në shtëpi, kur është goditur në anën e derës nga mjeti tjetër që drejtohej nga Oliks Stefanaj nga Berati i cili ishte me të fejuarën e tij, një shtetase italiane. Policia po merr në pyetje dy shoferët për të sqaruar rrethanat e aksidentit./I.S

Të fundit

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të...

Nga hero kombëtar në tradhtar/ Përballja e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd....

Lajme të tjera

Web TV